Telebingo Shqiptare / Çmimi i madh prej 1,173,750 lekësh fitohet në Pogradec

Elena Tase

Mijëra fitues kanë siguruar edhe përgjatë ditës së djeshme çmimet dhe dhuratat e preferuara të lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare. Sikundër është bërë traditë tashmë, shpallja e fituesve, ka nisur me lojën telefonike për dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, për të vijuar më pas me fituesit e dalë nga loja e ruletës së fatit, si dhe me mijëra të tjerë të shpallur nga hedhja e goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas.

Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka bërë që loja telefonike të ndalet fillimisht në kryeqytet, duke përzgjedhur Kadriun si fituesin e parë, i cili ka tentuar të godasë në shenjë një ndër çmimet më të preferuara, makinën “Hyundai”. Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfin ku fshihej ky çmim, me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, ai ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 90,000 lekësh.

Xhevi po në  kryeqytet, ishte një tjetër fitues që i është bashkuar lojës me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, të cilit fati i ka buzëqeshur më së miri, duke e shpallur fitues të plot 100,000 lekëve.

Një tjetër fituese, kësaj here në Shkodër, ka vijuar të luajë me lojën telefonike. Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, Lumturia ka fituar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 75,000 lekësh. Fati i ka buzëqeshur edhe të përzgjedhurës së radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Kiarën në kryeqytet, e cila është shpallur fituese e  dy orëve të ofruara nga mbështetësit financiarë të programit, dhuratë të cilës i është bashkuar edhe shuma prej 30,000 lekësh.

Më pas loja ka vijuar me shpalljen e një tjetër fitueseje në kryeqytet, ku Luccia i është gëzuar shumës prej 50,000 lekësh. Ndërsa Origerti në Vlorë ka siguruar shumën prej 55.000 lekësh. Emocione të shumta kanë dhuruar edhe 10 fituesit e çmimit tradicional të javës së shkuar, të cilët kanë luajtur edhe me ruletën e fatit për të siguruar edhe 2 çmimet e tjera të mëdha nga 100,000 lekë.

Ndërkohë që 8 fituesit e tjerë, përveç shumës prej 20,000 lekësh kanë siguruar edhe çmimet e fituara në lojën e ruletës. Konkretisht, nga loja e ruletës së fatit, Aliu ka siguruar 22,000 lekë, Kasemi 26,000 lekë, Thimio 22,000 lekë, Agroni 102,000 lekë, Shameti 23,000 lekë, Admiri 31,000 lekë, Afërdita 25,000 lekë, Ferdinandi 27,000 lekë, File 23,000 lekë, si dhe Fatimja 103,000 lekë.

Fitues të tjerë i janë bashkuar lojës së Telebingos edhe në shortin e goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, vlera e të cilit ka mbërritur në 1,173,750 lekë. Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndalur çmimin e madh në qytetin e Pogradecit, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Krahas çmimit të madh, janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 10395 lojtarë të tjerë, të cilët fitojnë nga Telebingo Shqiptare 60 lekë.

Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 122 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo shumën prej 3,630 lekësh. Fitues të 200 lekëve janë shpallur edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 5, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë. Konkretisht bëhet fjalë për 10 fituesit e çmimit prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish ne fundjavë për të fituar 2 çmimet nga 100,000 lekë. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingo Shqiptare.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *