Duke shëtitur në çdo qytet të vendit, Telebingo Shqiptare ka shpërblyer me dhurata dhe çmime me mijëra familje të përzgjedhura si fituese në shorteun e ditës së djeshme, ku më fatlumet ishin një familje nga Lushnja që ka arritur të fitojë makinën “Fiat”, si dhe çmimi i madh mbi 15 milionë lekë që është fituar në kryeqytet.
Sikundër është bërë traditë tashmë, shpallja e fituesve ka nisur me përzgjedhjen e 10 lojtarëve të çmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë serish me ruletën e fatit në shorteun që do të hidhet të dielën e datës 6 mars, për të siguruar dy çmimet prej 100,000 lekësh, si dhe shumat e tjera të ruletës. Ndërsa në lojën e ruletës së fatit ditën e djeshme kanë luajtur dhjetë fituesit e shorteut të datës 20 shkurt, ku: Asia ka fituar shumën 27,000 lekë, Drita 23,000 lekë, Daniela 27,000 lekë, Vjollca 24,000 lekë, Bledari 101,000 lekë, Glanduela 28,000 lekë, Gentiani 30,000 lekë, Manushaqja 24,000 lekë, Semiha 32,000 lekë, Ervini 103,000 lekë.
Fitues të tjerë kanë vijuar t’i bashkohen lojës më popullore të fatit në vend edhe nëpërmjet lojës telefonike me kontrabiletat e përzgjedhura për çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe. Eni në Tiranë ishte fituesja e parë që ka tentuar të gjejë zarfet se ku mund të fshiheshin makina apo edhe “Rroga Telebingo”. Por me zarfet e mbajtura në fund të lojës ka siguruar shumën prej 95,000 lekësh. Marjana ishte fituesja e radhës që ka luajtur në lojën telefonike duke siguruar shumën 60,000 lekë. Më së miri fati i ka buzëqeshur të përzgjedhurës së radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Erionën, e cila ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 1 milionë lekësh (të vjetra). Eugeni ka vijuar të luajë më tej duke siguruar plot 90,000 lekë. Veri në Lushnje ishte edhe më fatlumi i lojës telefonike, pasi krahas shumës prej 25,000 lekësh në zarfin tjetër të përzgjedhur ka fituar edhe një ndër çmimet më të lakmuara që është makina “Fiat”. Nëpërmjet lojës telefonike, edhe Ndue në Lezhë ka siguruar jo pak, por plot 1,5 milionë lekë (të vjetra). Afërdita në qytetin e Librazhdit ishte fituesja e fundit që ka marrë nga loja telefonike shumën 60,000 lekë. Makina “fiat” dhe “Rroga Telebingo”, si dhe shumat e tjera do të jenë në lojë serish në shorteun e radhës.
Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,549,100 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës ndalet në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht në shorteun e ditës së djeshme janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 1549 lojtarë të tjerë, që sigurojnë nga Telebingo 60 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 227 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 2,575 lekësh. Fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 7, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Lista e fituesve është zgjeruar edhe më tej, ku në Telebingo është paraqitur edhe fituesja e çmimit të madh të shorteut të datës 20 shkurt, Afërdita Luzi, i cila ka tërhequr çekun me shumën mbi 14 milionë lekë të vjetra.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.
Tralala je nga mendja edhe tre vjet Pandemi edhe tashti qe lufta e vërtetë ka filluar ,ti vetem para i xhvat te varfërve nga xhepat qe tashti edhe ata po i grisen!?.Jeni bere si fajdexhinjtë e dikurshme, te Cilet edhe kur njerëzit vdisnin nga kolera ata vinin t’u merrnin fajdet”!?