Miliona pa fund janë fituar edhe gjatë ditës së djeshme në lojën më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare.
Krahas çmimit të madh të javës që lamë pas, ku mbi 13 milionë lekë (të vjetra) që janë fituar në kryeqytet, në shorteun e ditës së djeshme është fituar edhe një ndër çmimet e preferuara që është “Rroga Telebingo”, fituesi i të cilës do të marrë çdo muaj për dy vite rresht shumën e garantuar prej 50,000 lekësh.
Ndërkohë që një tjetër surprizë do të vijë në muajin maj për të gjithë lojtarët. Me rastin e “1 Majit”, Telebingo do të zhvillojë një tjetër shorte special, ku do të jepen shumë superçmime. Kështu, duke nisur nga dita e enjte, në të gjitha pikat e shitjes do të gjeni edhe biletën për shorteun special të “1 Majit”, ku do të luhet për superbingon e garantuar mbi 30 milionë lekë (të vjetra), për 4 “Rroga Telebingo” fituesit e së cilës do të marrin për 12 muaj rresht rrogën prej 50,000 lekësh.
Në lojë do të jenë edhe 2 çmime “100 sekonda në supermarket”, 10 çmimet e ruletës së fatit do të jenë nga 30,000 lekë. Edhe çmimet në zarfe do të nisin nga 30,000 lekë, si dhe shumë dhurata që do të ofrohen për të gjithë fituesit e lojës telefonike. Çmimi i biletës speciale do të jetë vetëm 250 lekë.
Fituesit e shorteut të djeshëm
Duke iu rikthyer shorteut të ditës së djeshme, fillimisht, pjesë e lojës me ruletën e fatit janë bërë 10 fituesit e çmimit tradicional prej 20,000 lekësh të shorteut të datës 27 mars. Konkretisht, nga loja e ruletës së fatit, dje Beni ka siguruar 27,000 lekë, Tanushi 34,000 lekë, Stamatina 36,000 lekë, Xhovalini 30,000 lekë, Sabriu 103,000 lekë, Liria 30,000 lekë, Esmiana 25,000 lekë, hysniu 35,000 lekë, Bashkimi 28,000 lekë, si dhe Xhensila 101,000 lekë. Ndërkohë që janë zgjedhur edhe 10 fitues të tjerë të këtij çmimi tradicional, të cilët do të luajnë sërish në shorteun e datës 10 prill për të siguruar dy çmimet prej 1 milionë lekësh (të vjetra), si dhe shumave të tjera të kësaj loje.
Të tjerë fitues i janë bashkuar Telebingos, kësaj here nëpërmjet lojës telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, ku janë fituar miliona të tëra. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike, Erionin, të cilit fati i ka buzëqeshur më së miri, pasi me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, ai ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 25,000 lekësh, teksa ka fituar edhe një ndër çmimet e preferuara “Rrogën Telebingo”, nëpërmjet të cilës do të marrë çdo muaj për dy vite rresht shumën e garantuar prej 50,000 lekësh. Loja telefonike ka vijuar më tej duke shpallur Arianin në qytetin e Vlorës si fitues të radhës, ku dhe ka siguruar shumën prej 125,000 lekësh. Në vijim edhe Marsela në Vlorë ka fituar shumën prej 60,000 lekësh. Hiqmeti ishte një tjetër fitues që ka siguruar nga Telebingo 65,000 lekë. Ndërsa Estiliana në kryeqytet ka marrë nga loja Telefonike 55,000 lekë.
Ëngjëllushja ishte një tjetër fituese fatlume e lojës telefonike, pasi me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara ka siguruar plot 125,000 lekë. Aleksandri ishte fituesi i fundit i lojës me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe ku ka fituar 60,000 lekë.
Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,373,800 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës ndalet në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, në shorteun e djeshëm janë shpallur si fitues të serisë me një linjë 13172 lojtarë të tjerë, të cilët sigurojnë nga Telebingo Shqiptare 60 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 179 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 2,895 lekësh. Ndërsa fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 1, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Lista e fituesve është zgjeruar edhe më tej, ku në Telebingo është paraqitur edhe fituesi i madh i çmimit të madh të datës 27 mars, i cili ka marrë çekun me mbi 12 milionë lekë të vjetra. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/.