Shorteu 10 Janar 2016
Telebingo Shqiptare shpërthen sërish në dhurata e çmime të mëdha. Në shorteun e dytë të 2016-ës, hedhur gjatë ditës së djeshme, krahas çmimit të madh të javës, është fituar edhe një ndër çmimet më të lakmuara të lojës, makina “Volkswagen Up”.
Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka bërë që loja telefonike fillimisht të ndalet në qytetin e Korçës, duke shpallur Albin si fituesin më me fat të lojës. Kjo pasi me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, Albi ka goditur në shenjë edhe makinën “Volkswagen Up”, ndërkohë që kësaj dhurate i është bashkuar edhe shumë prej 20,000 lekësh e fshehur në zarfin e dytë.
Pas Korçës, loja me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe është ndalur në kryeqytet, ku Vasili ka siguruar 20,000 lekë, si dhe dy orë të ofruara nga mbështetësit financiarë të programit. Një tjetër fituese i është bashkuar lojës telefonike. Kësaj here bëhet fjalë për Odetën ne qytetin e Bilishtit. Me përzgjedhjen e bërë, Odeta ka fituar nga Telebingo Shqiptare 60,000 lekë. Përzgjedhja e kontrabiletave e ka ndalur më tej lojën telefonike edhe në qytetin e Fierit.
Ne betejën me dhuratat dhe çmimet e zarfeve, Arditi është shpallur fitues i një tapeti dhe shumës prej 30,000 lekësh. Liljana ishte një tjetër fituese që ka vijuar të luajë me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, duke siguruar shumën 40,000 lekë. Valentina ishte e përzgjedhura e fundit që ka vijuar të luajë me lojën telefonike, ku dhe ka siguruar prej saj 20,000 lekë.
Mijëra fitues të tjerë i janë bashkuar lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare, edhe në shortin e goglave që është hedhur për çmimin e madh të javës që lamë pas, vlera e të cilit ka mbërritur në 2,101,650 lekëve. Numrat e përzgjedhur nga hedhja e shortit e kanë e kanë ndalur çmimin e madh në Shkodër, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese.
Gjithashtu, janë shpallur fitues të 50 lekëve edhe 27244, lojtarë të tjerë, të përzgjedhur si fitues të serisë me një linjë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 595 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo Shqiptare 1055 lekë. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 7, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë.
Konkretisht bëhet fjalë për fituesit e çmimit tradicional të javës në dhjetë telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës. Të gjithë telefonuesit që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë që Telebingo ka bërë në shtëpitë e tyre, janë shpallur fitues të 10,000 lekëve.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingo Shqiptare./DITA

