Nuk kanë të ndalur surprizat në Telebingo Shqiptare. Me rastin e festave të 7 dhe 8 Marsit, Telebingo do të bëjë dhurata speciale për të gjitha femrat dhe zonjat në shorteun që do të hidhet të dielën e datës 13 mars. Me të njëjtën biletë, që kushton vetëm 200 lekë, e cila tashmë gjendet në të gjitha pikat e shitjes së Telebingo Shqiptare, krahas dhuratave speciale, ju do të luani edhe për të fituar makinën “Fiat”, “Rrogën 2-vjeçare Telebingo”, çmimet e mëdha të“Ruletës së fatit”, lojës së “100 sekondave në supermarket”, si dhe shumë dhurata dhe çmime të tjera që do të jepen nëpërmjet lojës telefonike.
Çmimet e fituara në shorteun e ditës së djeshme!
Një armatë e tërë fituesish të përzgjedhur në të gjithë vendin i janë bashkuar edhe gjatë ditës së djeshme Telebingos Shqiptare, duke siguruar jo vetëm çmimin e madh të javës prej afro 16 milionë lekësh (të vjetra), por edhe çmimet dhe dhuratat e lojës telefonike, “Ruletës së fatit” dhe “100 sekondave në supermarket”, etj.
Emocione të veçanta në këtë shorte ka sjellë edhe fituesi fatlum i shorteut të datës 27 shkurt, Veri Basha nga qyteti i Lushnjes, i cili ka marrë makinën “Fiat”.
Sikundër është bërë traditë tashmë, dje shpallja e fituesve ka nisur me përzgjedhjen e 10 lojtarëve të çmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë serish me ruletën e fatit në shorteun që do të hidhet të dielën e datës 13 mars, për të siguruar dy çmimet prej 100,000 lekësh, si dhe shumat e tjera të ruletës. Ndërsa në lojën e ruletës së fatit ditën e djeshme Enerjeta ka fituar shumën 26,000 lekë, Lime 27,000 lekë, Besmiri 32,000 lekë, Bakiu 26,000 lekë, Fatime 24,000 lekë, Halili 26,000 lekë, Sonila 34,000 lekë, Gëzimi 40,000 lekë, Hane 100,000 lekë, si dhe Bledari 100,000 lekë.
Fitues të tjerë kanë vijuar t’i bashkohen lojës më popullore të fatit në vend edhe nëpërmjet lojës telefonike me kontrabiletat e përzgjedhura për çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe. Zamira në Elbasan ishte fituesja e parë që ka tentuar të gjejë zarfet se ku mund të fshiheshin makina, “Rroga Telebingo”, apo shumat e tjera të mëdha të lojës. Por me zarfet e mbajtura ajo ka siguruar shumën prej 55,000 lekësh. Gëzimi në Elbasan ishte fituesi i radhës që ka luajtur në lojën telefonike duke siguruar shumën 70,000 lekësh. Më së miri fati i ka buzëqeshur të përzgjedhurës së radhës. Kësaj here bëhet fjalë Mondën në Durrës, e cila ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 25,000 lekësh, teksa do të luajë edhe në lojën e “100 sekondave në supermarket”, kohë në të cilën do të mund të marrë të gjitha produktet e saj të preferuara. Martini ishte një tjetër fitues që ka marrë nga loja telefonike shumën prej 60,000 lerkësh. Kjo shumë është fituar në vijim edhe nga Sabria. Më tej, nëpërmjet lojës telefonike, Shpëtimi në kryeqytet ka siguruar shumën prej 1 milionë lekësh (të vjetra).
Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,572,000 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës ndahet ndërmjet dy fituesve në kryeqytet dhe një tjetër në qytetin e Lushnjes. Secili prej këtyre fituesve do të marrë nga Telebingo Shqiptare shumën prej 786,000 lekësh.
Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht në shorteun e ditës së djeshme janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 26021 lojtarë të tjerë, që sigurojnë nga Telebingo 50 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 604 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 980 lekësh. Fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 4, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Lista e fituesve është zgjeruar edhe më tej, ku në Telebingo është paraqitur edhe fituesja e çmimit të madh të javës së shkuar, e cila ka tërhequr çekun me mbi 13 milionë lekë (të vjetra). Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.