Për të dytën javë rresht në Telebingo Shqiptare fitohet makina. Krahas çmimit të madh të javës që lamë pas ku mbi 16 milionë lekë (të vjetra) që janë fituar në qytetin e Lezhës, në shorteun e ditës së djeshme është fituar sërish edhe makina, kësaj here në kryeqytet. Ndërkohë që me mijëra kanë qenë edhe fituesit e dalë nga loja telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, loja e ruletës së fatit, si dhe shumave të tjera të fituara nga hedhja e shortit për çmimin e madh.
Prej disa ditësh në të gjitha pikat e shitjes së Telebingos, krahas biletës normale të fundjavës gjendet edhe bileta e shorteut special të Vitit të Ri, me të cilën do të mund të luani dy herë, një herë në datën 26 dhjetor, si dhe në shorteun e madh të datës 2 janar 2022. Duke blerë këtë biletë speciale, ju do të mund të fitoni “Bingon Milionere” mbi 100 milionë lekë (të vjetra) të garantuara, një apartament, makinën “Fiat”, “Rrogën Telebingo”, 2 çmimet “100 sekonda në supermarket”, teksa çmimet në zarfe do të nisin nga 40,000 lekë, çmimet e mëdha të “Ruletës së fatit” dhe shumë çmime të tjera speciale që do të shpallen gjatë ditëve në vijim .
Fituesit e shorteut të djeshëm
Duke iu rikthyer shorteut të ditës së djeshme, fillimisht, pjesë e lojës me ruletën e fatit janë bërë 10 fituesit e çmimit tradicional prej 20,000 lekësh të shorteut të datës “28 Nëntor”. Konkretisht, nga loja e ruletës së fatit, dje Zasina ka siguruar 25,000 lekë, Fatjoni 32,000 lekë, Hamdi 27,000 lekë, Fiqiriu 27,000 lekë, Filloreta 103,000 lekë, Shpresa 35,000 lekë, Edmondi 34,000 lekë, Eglantina 30,000 lekë, Majlinda 30,000 lekë, si dhe Lintin 105,000 lekë. Ndërkohë që janë zgjedhur edhe 10 fitues të tjerë të këtij çmimi tradicional, të cilët do të luajnë sërish në shorteun e datës 12 dhjetor, për të siguruar dy çmimet prej 1 milionë lekësh (të vjetra), si dhe shumave të tjera të kësaj loje.
Të tjerë fitues i janë bashkuar Telebingos, kësaj here nëpërmjet lojës telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike, Vladimirin në qytetin e Korçës. Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, ai ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 105,000 lekësh. Loja telefonike ka vijuar më tej duke shpallur Linditën në qytetin e Cërrikut si fituese të radhës, ku dhe ka siguruar shumën prej 60,000 lekësh.
Fati i ka buzëqeshur më së miri edhe fitueses së radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Shpresën, e cila me mbajtjen e zarfeve më të preferuara ka siguruar plot 95,000 lekë. Samiu në Tiranë ishte një tjetër fitues që ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve mund të fshiheshin dy çmimet më të preferuara, makina dhe “Rroga 2-vjeçare Telebingo”, fituesi i të cilës për dy vite rresht, merr çdo muaj rrogën prej 50,000 lekësh. Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këto çmime, Samiu ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 90,000 lekësh. Edhe Tahiri në kryeqytet ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 90,000 lekësh. Ndërsa Elisabeta në Lushnje ka fituar nëpërmjet lojës telefonike shumën prej 60,000 lekësh. Po ashtu, kjo shumë është fituar edhe Sulejmani në kryeqytet. Renaldi në Tiranë ishte fituesi më fatlum i lojës telefonike pasi me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara ka siguruar krahas shumës 30,000 lekë edhe makinën “Fiat”.
Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,604,750 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës do të shkojë në qytetin e Lezhës ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, në shorteun e djeshëm janë shpallur si fitues të serisë me një linjë 11918 lojtarë të tjerë, të cilët sigurojnë nga Telebingo Shqiptare 70 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 103 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 5,885 lekësh. Ndërsa fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 3, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Lista e fituesve është zgjeruar edhe më tej, ku në Telebingo është paraqitur fituesi i makinës së dhënë në shorteun special të “28 Nëntorit”. Loren Naumi nga Korça ka marrë makinën e fituar në shorteun e dy javëve më parë. Ndërkohë që Kompania e Telebingo u bën thirrje të gjithë lojtarëve të shorteut të “28 Nëntorit” që të kontrollojnë edhe një herë biletat e blera prej tyre, pasi mund të jeni fitues i këtij çmimi të madh të këtij shorteu. Sipas afateve të përcaktuara, ju keni dy muaj kohë në dispozicion për të gjetur dhe dorëzuar biletën fituese të ketij shorteu, nëpërmjet të cilës do të merrni afro 22 milionë lekë (të vjetra).
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/.