Telebingo shqiptare shpërthen në dhurata e çmime të mëdha.
Mijëra fitues në të gjithë vendin i janë bashkuar edhe gjatë ditës së djeshme lojës më popullore të fatit në vend, ndërmjet tyre edhe fituesit e makinës “Volkswagen Up” dhe çmimit të madh të javës prej 1,151475 lekësh.
Loja telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe ka dhuruar surpriza të shumta për të gjithë lojtarët e përzgjedhur rastësisht si fitues.
E para që ka tentuar të gjejë se ku fshihej makina, ishte Evanxhelia në qytetin e Fierit.
Por, me mbajtjen e zarfeve më të preferuara, ajo ka fituar nga Telebingo Shqiptare 20,000 lekë. Fati i ka buzëqeshur më së miri të përzgjedhurit të radhës.
Kësaj here bëhet fjalë për Qazimin në kryeqytet, të cilin fati e ka ndihmuar së tepërmi duke e bërë fitues të një prej çmimeve më të lakmuara, makinës “Volkswagen Up”,të cilës i janë bashkuar si dhuratë edhe 2 orë, të ofruara nga mbështetësit financiarë të programit.
Pas Tiranës, loja telefonike është ndalur në qytetin e Shkodrës, ku një tjetër familje ka vijuar të luajë me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, duke u shpallur fituese e plot 40,000 lekëve. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave e ka ndalur sërish në kryeqytet lojën telefonike, duke shpallur si fitues Xhemalin.
Me shansin e dhënë “2 herë fat”, Xhemali ka mundur të dyfishojë çmimin e fituar, duke siguruar kështu nga Telebingo Shqiptare plot 120,000 lekë. Isufi ishte i përzgjedhuri i fundit që i është bashkuar lojës telefonike, ku dhe ka siguruar 17,500 lekë. Mijëra fitues të tjerë i janë bashkuar Telebingos edhe në shortin e goglave që është hedhur për çmimin e madh të javës që lamë pas, i cili ka arritur në vlerën e 1,151,475 lekëve.
Numrat e përzgjedhur nga hedhja e shortit e kanë e kanë ndalur çmimin e madh në Tiranë, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Gjithashtu, janë shpallur fitues të 50 lekëve edhe 8607 lojtarë të tjerë, të përzgjedhur si fitues të serisë me një linjë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 94 persona, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo Shqiptare 3,670 lekë.
Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 7, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë. Konkretisht bëhet fjalë për fituesit e çmimit tradicional të javës në dhjetë telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës.
Të gjithë telefonuesit që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë që Telebingo ka bërë në shtëpitë e tyre, janë shpallur fitues të 10,000 lekëve.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingo Shqiptare.


