Çmimi i madh prej 2.581,950 lekësh ndahet mes dy fituesve në Tiranë
Loja më popullore e fatit në vend, Telebingo Shqiptare, shpërthen nëdhurata e çmime të mëdha. Mijëra fitues në të gjithë vendin, u janëgëzuar çmimeve dhe surprizave të shorteut special të hedhur gjatëpasdites së djeshme.
Krahas bingos milionere të javës, prej 2.581,950 lekësh, në këtë shorte special janë përzgjedhur si fituese të shtatë udhëtimeve turistike çift në Turqi: Marjus Plaku, Jorida Alia, Rasim Skurra, Monda Begolli, Xhemile Çela, Hashim Mehmeti, si dhe Bejra Serius.
Loja telefonike ka dhuruar emocione të shumta, fituesit e të cilës i janë gëzuar shumave të mëdha që kanë kapërcyer shifrën e 60,000 lekëve.
Merita Manelli në kryeqytet ishte e përzgjedhura e parë e lojës telefonike. Në betejën me çmimet dhedhuratat e fshehura në zarfe, Merita ka siguruar nga TelebingoShqiptare shumën prej 30,000 lekësh, si dhe dy orë të ofruara si dhuratë nga mbështetësit financiarë të programit.
Loja ka vijuar tëqëndrojë në kryeqytet duke shpallur Ida Kokonozin si fituese tëradhës, e cila ka siguruara nga Telebingo shqiptare krahas shumës prej 30,000 lekësh, edhe një lap-top, të ofruar si dhuratë.
Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur një tjetër fitues nëkryeqytet, i cili ka siguruar nga Telebingo shqiptare plot 80,000 lekë.
Pas Tiranës, përzgjedhja rastësore e kontrabiletave e ka ndalur lojën telefonike në qytetin e Skraparit, ku Verie Logesira është shpallur fituese e një tapeti të ofruar si dhuratë nga mbështetësit financiarë të programit.
Ndërsa Zabiti në qytetin e Lushnjes me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara ka siguruar nëpërmjet lojës telefonike plot 70,000 lekë.
Të tjerë fitues i janë bashkuar më tej lojës më popullore të fatit në vend. Konkretisht, Blendi Plaka nëqytetin e Durrësit i është gëzuar një lap-topi, ndërsa dy fituese tëtjera të shpallura nga përzgjedhja rastësore e kontrabiletave kanëdërguar në shtëpitë e tyre nga një televizor.
Loja ka vijuar më tej me hedhjen e shortit të goglave për superbingon e javës, e cila ka mbërritur në vlerën e 2.581,950 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur gjatë hedhjes së shortit e ka ndarë çmimin e madh ndërmjet dy fituesve në kryeqytet, ku rezultojnë të jenë blerë edhe dy biletat fituese, ku secili nga fituesit do të marrë plot 1,290,975 lekë.
Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe fituesit e serisë së numrave me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur fitues të serisë me një linjë 22569 lojtarë, të serisë me dy linja janë shpallur 705 persona, ku secili prej tyre siguron 1095 lekë nga kompania e Telebingos.
Fitues të biletës janë shpallur edhe të gjitha ata persona që në biletën e tyre, kanë numrin 4, të përcaktuar si numrin e fatit. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës e çmimeve tëTelebingos, ka vijuar edhe më tej me përzgjedhjen e fituesve të tjerë.
Me një çmim të dyfishuar tashmë, Telebingo ka përçuar në shtëpitëe 10 familjeve të përzgjedhura, çmimin tradicional të javës, kësaj here në vlerën e 20,000 lekëve. Bashkangjitur shkrimit do të gjeni informacionet e plota në lidhje me fituesit e shpallur në shorteun e hedhur gjatë pasdites së djeshme.

