Çmimi i madh shkon në Përrenjas, fituesi merr 1,426,675 lekë
Çmimet dhe dhuratat e lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare kanë trokitur edhe përgjatë ditës së djeshme në dyert e mijëra familjeve shqiptare.
Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike, Klodianin në Fushë Krujë, ku me përzgjedhjen e dy zarfeve më të preferuara, Klodiani ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 50,000 lekësh.
Më së miri loja ka vijuar edhe për fituesin e dytë të lojës telefonike. Dhimitro Paci në qytetin e Korçës ka vijuar të gjurmojë çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, ku dhe ka siguruar 100,000 lekë, si dhe dhuratën e ofruar nga Telekom.
Loja telefonike është ndalur më pas në qytetin e Shkodrës, ku Hera ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve fshihej makina “Volkswgen Up”. Ndonëse nuk ka qulluar në shenjë këtë çmim, ajo i është gëzuar shumës prej 35,000 lekësh. Vjollca Kurti në qytetin e Librazhdit ishte e përzgjedhura tjetër që ka fituar nga Telebingo Shqiptare 80,000 lekë.
I fundit që ka tentuar të gjejë zarfin ku fshihej makina, ishte Klajsi në qytetin e Vlorës. Por, me përzgjedhjen e bërë ka siguruar nga loja më popullore e fatit në vend 35.000 lekë.
Mijëra fitues të tjerë i janë bashkuar lojës së Telebingos edhe në shortin e goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, vlera e të cilit ka mbërritur në 1.426,675 lekë.
Numrat e përzgjedhur nga hedhja e shortit e kanë e kanë ndalur çmimin e madh në qytetin e Përrenjasit, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja.
Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 14550 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 233 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos 1,835 lekë.
Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingo-s, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës, nga ku janë shpallur fituesit e çmimit tradicional të javës.
Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10,000 lekëve.
Fituesit e shorteut të djeshëm mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.

