Telebingo Shqiptare / Shorteu 10 korrik 2016

redaktor

Çmimi i madh ndalet në Tiranë, fituesi merr 1,052,900 lekë

Mijëra të përzgjedhur kanë mundur të fitojnë edhe përgjatë ditës së djeshme, dhuratat dhe çmimet e mëdha  lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare. Sikundër është bërë traditë tashmë, shpallja e fituesve ka nisur me lojën telefonike për dhuratat dhe çmimet e fshehura  zarfe. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka bërë që loja të ndalet fillimisht në kryeqytet.Arditi ishte fituesi i parë i lojës telefonike që ka tentuar të godasë në shenjë një ndëçmimet më të preferuara, makinën “Volkswagen Up”.

 Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfin ku fshihej ky çmim, me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara,Arditi ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 35,000 lekësh. Loja telefonike ka vijuar të qëndrojë në kryeqytet, duke shpallur Qerimin si fitues të shumës 35,000 lekë. 

Më së mirifati i ka buzëqeshur edhe të përzgjedhurit të radhës në qytetin eLushnjes. Duke përfituar edhe nga shansi i dhënë “2 herë fat”,Dilani, ka mundur të dyfishojë shumën e fituar, duke siguruar nga Telebingo Shqiptare plot 90,000 lekëPas Lushnjes, loja me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe ka kapërcyer kufijtë shqiptarë, duke u ndalur në qytetin e Athinës, ku Fatmira me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara ka siguruar shumën prej 40,000 lekësh.

Më pas loja ka vijuar me shpalljen e një tjetër fitueseje, kësaj here në qytetin e Durrësit. Greta duke shfrytëzuar edhe shansin e dhënë nëpërmjet mundësisë “2 herë fat”, është shpallur fituese e shumës prej 60, 000 lekësh, të cilës i janë bashkuar si dhuratë edhe dy orë të ofruara nga mbështetësit financiarë të programit. Fitues të tjerë i janë bashkuar lojës së Telebingosedhe në shortin e goglave përçmimin e madh të javës që lamë pas, vlera e të cilit është1,052,900 lekë.

 Numrat e përzgjedhur nga hedhja e shortit e kanë ndalur çmimin e madh në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Krahas çmimit të madh, janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 6787 lojtarë të tjerë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 75 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo Shqiptare shumën prej 4210 lekësh.Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjithë lojtarëqë kanë numrin 6, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë. Konkretisht bëhet fjalë për fituesit e çmimit tradicional të javës në dhjetë kontrabiletat e zgjedhura rresht njëra pas tjetrës, të cilët kanë siguruar nga Telebingo shumën prej 10,000 lekësh. 

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingo Shqiptare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *