Telebingo-Shqiptare / Shorteu 12 Qershor 2016

redaktor

Çmimi i madh shkon në Durrës, fituesi merr 1,220, 600 lekë

Mijëra të përzgjedhur kanë mundur të fitojnë edhe përgjatë shorteut të djeshëm, dhuratat dhe çmimet e lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare, ndërmjet tyre edhe çmimin e madh të javës, që kësaj here është ndalur në qytetin e Durrësit, ku dhe rezulton të jetë shitur edhe bileta fituese.

Sikundër është bërë traditë tashmë, shpallja e fituesve ka nisur me përzgjedhjen rastësore të kontrabiletave në lojën telefonike, e cila ka shëtitur në shumë qytete të vendit, duke zgjeruar edhe më shumë larmishmërinë gjeografike të fituesve.

Përzgjedhja e kontrabiletave, ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike Nezirin në kryeqytet, ku me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, ka siguruar nga Telebingo shqiptare 20,000 lekë, si dhe dy orë të ofruara si dhuratë nga mbështetësit financiarë të programit. Më tej loja telefonike është ndalur në qytetin e Elbasanit, duke përzgjedhur si fitues të radhës.

Fati i ka buzëqeshur më së miri Fatmir Shametajt, i cili në betejën me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, si dhe shansin e dhënë “2 herë fat”, ka mundur të dyfishojë çmimin e fituar, duke siguruar kështu në total nga Telebingo Shqiptare plot 70,000 lekë, si dhe një abazhur të ofruar si dhuratë. Loja telefonike është ndalur më pas në Fushë-Krujë, ku Afërdita ka tentuar të gjurmojë se në cilin prej zarfeve fshihej një ndër çmimet më të preferuara, makina “Volkswagen Up”.

Por, ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfin e duhur, me përzgjedhjen e dy zarfeve më të preferuara, Afërdita ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 40,000 lekësh. Pas Fushë-Krujës, loja me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe është ndalur në qytetin e Fierit, duke shpallur Hajarin si fitues të 35,000 lekëve.

Beteja me çmimet e zarfeve ka vijuar edhe në telefonatën pasardhëse, ku me përzgjedhjen e bërë Fiqiretja i është gëzuar shumës prej 20,000 lekësh, si dhe një tapeti të ofruar si dhuratë nga mbështetësit financiarë të programit.

Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,220,600 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës do të shkojë sërish në qytetin e Durrësit. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë, nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja.

Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 13,132 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 229 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos 1,595 lekë. Fitues të një bilete Telebingo, janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 1, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingo-s, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës, nga ku janë shpallur fituesit e çmimit tradicional të javës.

Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10,000 lekëve.

Fituesit e shorteut të djeshëm mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.

1

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *