Çmimi i madh shkon në Korçë, fituesi merr 1,498,800 lekë
Sikundër është bërë traditë tashmë, Telebingo Shqiptare, ka mbërritur edhe përgjatë ditës së djeshme në shtëpitë e mijëra familjeve shqiptare për të ndarë dhurata dhe çmime të mëdha.
Loja telefonike ka befasuar dhjetëra ndjekës, të cilët me përgjigjen e duhur në telefonatën surprizë që Telebingo ka bërë në shtëpitë e tyre, janë shpallur fitues të dhuratave e çmimeve të fshehura në zarfe, si dhe çmimit tradicional të javës në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës.
Fati u ka buzëqeshur më së miri të përzgjedhurve rastësisht nga kontrabiletat, të cilët edhe nëpërmjet shansit “2 herë fat” kanë mundur të dyfishojnë shumat e fituara. Familja Kolndrekaj në Shkodër ishte e përzgjedhura e parë e lojës telefonike që ka fituar shumën prej 35,000 lekësh.
Më pas, loja telefonike është ndalur në qytetin e Librazhdit duke shpallur fituese të radhës Albanën.
Në betejën me zarfet për të gjetur çmimet e mëdha, Albana ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 80,000 lekësh, tapetin dhe një set bizhu, të ofruara si dhuratë nga mbështetësit financiarë të programit me rastin e festës “8 marsit”.
Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave e ka ndalur më tej lojën telefonike në qytetin e Durrësit, ku Besniku i është gëzuar shumës prej 35,000 lekësh, si dhe një seti bizhush, të ofruara si dhuratë për zonjën e tij. Një tjetër fituese nga Saranda i është bashkuar Telebingos.
Merzileta ka tentuar të gjurmojë zarfin ku fshihej makina “Volkswagen Up”, por me zarfet e mbajtura në fund të lojës është shpallur fituese e shumës prej 70,000 lekësh, si dhe një seti bizhush. Fatjona në Pogradec ka tentuar më tej të godasë në shenjë zarfet me çmimet më të lakmuara.
Por, me përzgjedhjen e bërë është shpallur fituese e 50,000 lekëve, shumë të cilës i janë bashkuar si dhuratë një orë dhe një varëse. Mirushi në kryeqytet ishte fituesi i fundit që ka vijuar të luaje me çmimet dhe dhuratat e zarfeve, nga ku ka siguruar shumën prej 35,000 lekësh, si dhe një set bizhush dhuratë për zonjën e tij.
Pas fituesve të lojës telefonike, është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës që ka kapur vlerën e 1,498,800 lekëve.
Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës shkon në qytetin e Korçës, ku dhe rezulton të jetë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 7292 lojtarë.
Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 45 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos plot 9990 lekë. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 1, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingo-s, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës, nga ku janë shpallur fituesit e çmimit tradicional të javës.
Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10,000 lekëve.
Fituesit e shorteut të djeshëm mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos./DITA


Juper gezoj per telebingo shiptare