Durrësi merr çmimin e madh 1,846,550 lekë, “Volkswagen Up” ndalet në Mamurras
Shorti festiv i nëntorit ka gëzuar me çmime të mëdha mijëra ndjekës të rregullt të lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare.
Çmimi i madh rreth 1,8 milionë lekë, si dhe makina e kuqe “Volkswagen Up”, ishin dy ndër surprizat e këtij shorteu. Gjithçka ka nisur me lojën telefonike, e cila shpërbleu me dhurata e çmime shumë familje shqiptare, ndjekëse të rregullta të lojës. Duke shëtitur në të gjitha qytetet, loja telefonike ka shpërndarë çmime të shumta për të gjithë të përzgjedhurit që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës “surprizë”, që Telebingo Shqiptare ka bërë në shtëpitë e tyre.
Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fituese të parë të lojës, familjen e Anxhela Arapit, në kryeqytet. Në betejën me zarfet për të gjetur se ku qëndronte e fshehur “Volkswagen Up”, Anxhela është shpallur fituese e 50.000 lekëve, shumë të cilës i është bashkuar si dhuratë edhe çmimi prej 99 eurosh, i ofruar si një dhuratë surprizë vetëm për shorteun festiv të nëntorit.
Një tjetër fituese në kryeqytet ka vijuar të luajë me dhuratat dhe çmimet e Telebingo Shqiptare. Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, Blerina ka fituar shumën prej 40,000 lekësh, si dhe 99 euro.
Më pas, loja telefonike është ndalur në qytetin e Durrësit, ku Qefserja është shpallur fituese e shumës prej 50.000 lekësh, si dhe çmimit prej 99 eurosh. Armandi në Maqellarë ishte një tjetër fitues që ka vijuar të luajë me lojën telefonike, ku dhe ka fituar shumën prej 35,000 lekësh, si dhe çmimin prej 99 eurosh. Fati i ka buzëqeshur më së miri edhe të përzgjedhurës së radhës si fituese, në kryeqytet.
Me zarfet e mbajtura në fund të lojës, Rakela, duke shfrytëzuar edhe shansin e dhënë “2 herë fat”, është shpallur fituese e shumës prej 80,000 lekësh, si dhe çmimit prej 99 eurosh. Tirana ishte qyteti nga ku doli dhe fituesi i fundit i lojës telefonike me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe. Me zarfet e mbajtura në fund të lojës, Ylli është shpallur fitues i 60,000 lekëve, si dhe shumës prej 99 eurosh.
Telebingo ka vijuar më pas me shorteun e goglave për çmimin e madh të javës që ka kapur vlerën e 1,846,550 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur, ka treguar se çmimi i madh për këtë javë shkon në Durrës, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese.
Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur fitues të 60 lekëve 13055 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 120 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo Shqiptare shumën prej 5,125 lekësh.
Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingo, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës. Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 20,000 lekëve.
Telebingo ka zgjeruar edhe më tej hartën e fituesve. Fati më së miri i ka buzëqeshur edhe Fadilit në Mamurras, që me blerjen e një bilete, si dhe vëmendjen e duhur për të dhënë përgjigjen e saktë në telefonatën surprizë që Telebingo ka bërë në shtëpinë e tij, është shpallur fitues i çmimit më të lakmuar, makinës së kuqe “Volkswagen Up”.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.


Pershendetje telebingo kam deshir te luaj me ju flm