Edhe pak ditë na ndajnë nga hedhja e shorteut special të “1 Maji-it”, ku do të luhet për shumë superçmime dhe dhurata. Duke blerë një biletë që kushton vetëm 250 lekë, mund të jeni ju një nga fituesit e superçmimeve, si: “Bingo Milionere e garantuar mbi 30 milionë lekë (të vjetra), 4 Rrogave Telebingo (fituesit e të cilave do të marrin për një vit rresht, çdo muaj rrogën e garantuar prej 50,000 lekësh). Në këtë shorte në lojë do të jenë edhe 2 çmime “100 sekonda në supermarket”, 10 çmimet e ruletës së fatit do të jenë nga 30,000 lekë. Po ashtu, edhe çmimet në zarfe do të nisin nga 30,000 lekë, teksa do të ndahen edhe shumë dhurata të tjera në lojën telefonike.
Fituesit e shorteut të djeshëm
Duke shëtitur në çdo qytet, loja më popullore e fatit në vend, Telebingo Shqiptare, edhe për javën që lamë pas ka shpërblyer me dhurata dhe çmime të mëdha me mijëra të përzgjedhur si fitues jo vetëm në lojën telefonike me zarfet, por edhe në lojën e ruletës së fatit, si dhe shorteut të goglave të hedhura për për çmimin e madh që kësaj here ka mbërritur në afro 13 milionë lekë (të vjetra).
Shpallja e fituesve dje ka nisur me lojen e “Ruletës së fatit”. Fillimisht janë përzgjedhur 10 fituesit e çmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish në shorteun e datës “1 Maj” për të fituar dy çmimet prej 1 milionë lekësh (të vjetra), si dhe shumat e tjera të rezervuara nga kjo lojë. Ndërkohë dje në “Ruletën e Fatit”, Ardita ka fituar 27,000 lekë, Qamili ka fituar 32,000 lekë, Shkëlqimi 32,000 lekë, Anila 32,000 lekë, Lutfia 100,000 lekë, Hakiu 34,000 lekë, Ganiu 25,000 lekë, Manushaqja 32,000 lekë, Zhuljeta 24,000 lekë, Mehmeti 100,000 lekë.
Surprizat kanë qenë të shumta edhe në lojën telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, ku më shumë fitues kanë tentuar të gjejnë se në cilat prej tyre mund të fshiheshin makina “Fiat”, “Rroga 2-vjeçare Telebingo”, fituesi i të cilës për dy vite me rradhë siguron çdo muaj rrogën prej 50,000 lekësh, si dhe shuma prej 1 milionë lekësh të vjetra.
Donika në Pogradec ishte fituesja e parë e lojës telefonike që ka tentuar të godasë në shenjë këto çmime, por me mbajtjen e zarfeve më të preferuara, ajo është shpallur fituese e shumës prej 70,000 lekësh. Një tjetër fitues i përzgjedhur në kryeqytet ka vijuar të luajë me çmimet e fshehura në zarfe, ku dhe ka siguruar 70,000 lekë. Ndërsa Bujari në vijim ka fituar 50,000 lekë.
Loja telefonike është zhvendosur më tej në qytetin e Durrësit, duke përzgjedhur Mirjanën si fituese të 65,000 lekëve. Më së miri fati i ka buzëqeshur edhe fituesit të radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Johanin në qytetin e Pogradecit, i cili në betejën me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, është shpallur fitues i 1 milionë lekëve (të vjetra). Më tej, Albana ka fituar nga loja telefonike 90,000 lekë. Dylbere në Vorë ishte një tjetër fituese e lojës telefonike që ka siguruar shumën prej 65,000 lekësh.
Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,270,950 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës ndahet ndërmjet dy fituesve në Laç dhe Lezhë, ku secili prej tyre do të marrë nga Telebingo shumën prej 635,475 lekësh. Konkretisht në shorteun e ditës së djeshme janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 23451 lojtarë të tjerë, që sigurojnë nga Telebingo 50 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 641 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 745 lekësh. Fitues të 200 lekëve janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 5, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Lista e fituesve është zgjeruar edhe më tej, ku në Telebingo është paraqitur edhe fituesja i çmimit të madh të shpallur në shorteun e datës 17 prill, i cila ka tërhequr çekun me mbi 11 milionë lekë (të vjetra).
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.