Dhjetëra fitues të shpallur nga përzgjedhja rastësore ekontrabiletave, kanë mundur të fitojnë edhe përgjatë shorteut të djeshëm, dhuratat dhe çmimet e preferuara të lojës më popullore tëfatit në vend, Telebingo Shqiptare. Fieri, Divjaka, Laçi, Tirana,Korça, Rrogozhina, Pogradeci, ishin ndër qytetet më fatlume sa i takon shpalljes së fituesve të lojës telefonike me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, si dhe çmimeve të dala nga shorti i goglave.
Ndonëse makina “Volkswagen Up”, nuk u fitua ditën e djeshme, ajo do të jetë sërish në lojë gjatë shorteut të radhës që do tëhidhet ditën e dielë, (17 dhjetor).
Përzgjedhja rastësore ekontrabiletave ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike, Orestinnë qytetin e Elbasanit, ku me përzgjedhjen e dy zarfeve të preferuara ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 35,000 lekësh. Loja telefonike është zhvendosur më pas në qytetin e Fierit, duke përzgjedhur si fituese të radhës Anën, e cila ka siguruar shumën prej 45,000 lekësh.
Një tjetër familje fituese i është bashkuar lojës telefonike. Në betejën me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, si dhe shasnin e dhënë “2 herë fat”, fituesi i përzgjedhur në qytetin e Rrogozhinës ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 100,000 lekësh.
Një tjetër e përzgjedhur si fituese, kësaj here nëqytetin e Divjakës, ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 40,000 lekësh. Më së miri fati i ka buzëqeshur edhe fituesit të fundit të lojës me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, fituesi nga Laçi ka siguruar shumën prej 70,000 lekësh. Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e1,394,200 lekëve.
Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës ndalet në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetëblerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja.
Konkretisht, janë shpallur si fitues të 55 lekëve 8970 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 81 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos 5375lekë. Fitues të një bilete Telebingo, janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 9, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingos, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës, nga ku janë shpallur fituesit e çmimit tradicional të javës.
Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10,000 lekëve. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.
Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të reja të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Donika Kastrioti”, mbrapa “Kullave Binjake”, Vila 9/1.


Pse nuk luhet loja Telebingo shqiptare ne Norvegji.