Telebingo-Shqiptare / Shorti 11 qershor 2017

redaktor

 

Çmimi i madh mbetet në Tiranë, fituesi merr 1,465,275 lekë

 

Dhjetëra fitues të shpallur nga përzgjedhja rastësore e kontrabiletave, kanë mundur të fitojnë edhe përgjatë shorteut të djeshëm, dhuratat dhe çmimet e preferuara të lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare.

Berati, Lezha, Fieri, Durrësi, Vlora, Korça, ishin ndër qytetet më fatlume sa i takon shpalljes së fituesve të lojës telefonike me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe. Ndonëse makina “Volkswagen Up”, nuk u fitua ditën e djeshme, ajo do të jetë sërish në lojë, gjatë shorteut të radhës që do të hidhet të dielën e datës 18 qershor.

Me mijëra ishin edhe të përzgjedhurit e çmimeve të dala nga shorteu i goglave për bingon e madhe të javës që lamë pas. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fituese të parë të lojës telefonike, Lavdien në qytetin e Beratit, e cila me përzgjedhjen e dy zarfeve më të preferuara, ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 35,000 lekësh.

Loja telefonike është zhvendosur më pas në qytetin e Lezhës, duke përzgjedhur si fituese të radhës Marten. Në betejën me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, si dhe shansin e dhënë nëpërmjet lojës “2 herë fat”, ajo ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 70,000 lekësh.

Një tjetër i përzgjedhur si fitues në kryeqytet ka vijuar të luajë me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe. Kësaj here bëhet fjalë për Mark Ukshinin, që ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 15,000 lekësh, të cilës i janë bashkuar si dhuratë, edhe dy orë të ofruara nga mbështetësit financiarë të programit.

Tatjana në Vlorë, ishte fituesja tjetër e përzgjedhur në lojën telefonike që ka tentuar të gjurmojë se në cilin prej zarfeve fshihej makina “Volkswagen Up”. Por, ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfin e duhur, me përzgjedhjen e bërë, ajo ka siguruar nga Telebingo shumën prej 80,000 lekësh. Ndërsa Elda Balili në qytetin e Fierit, ka fituar nëpërmjet lojës telefonike 35,000 lekë.

Më së miri fati i ka buzëqeshur edhe Kreshnikut në kryeqytet, i cili ishte fituesi i fundit i lojës me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, ku dhe ka fituar plot 50,000 lekë. Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,465,275 lekëve.

Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës do të qëndrojë në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja.

Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 12339 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 168 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos 2,615 lekë. Fitues të një bilete Telebingo, janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 4, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingos, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës, nga ku janë shpallur fituesit e çmimit tradicional të javës. Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10 mijë lekëve.

Fituesit mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *