Çmimi i madh ndalet në Tiranë, fituesi merr 1,237,525 lekë
Me mijëra ishin edhe fituesit e përzgjedhur në shorteun e ditës së djeshme. Shpallja e fituesve ka nisur me lojën telefonike, e cila edhe kësaj here ka shëtitur në shumë qytete të vendit, duke shpërndarë dhuratat dhe çmimet e mëdha të fshehura në zarfe.
Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka ndalur lojën telefonike së pari në kryeqytet, ku Donika ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve fshihej makina. Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këtë zarf, Donika i është gëzuar shumës prej 35,000 lekësh.
Një tjetër fitues i përzgjedhur ka vijuar më tej betejën me dhuratat dhe çmimet e zarfeve. Kësaj here bëhet fjalë për Irsidën në qytetin e Shkodrës, e cila duke shfrytëzuar edhe shansin e dhënë nëpërmjet lojës “2 herë fat”, është shpallur fituese e plot 70,000 lekëve. Ndërsa Besim Teliti ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 50,000 lekësh.
Më pas loja telefonike është ndalur në qytetin e Lushnjes, duke shpallur Hatixhenë si fituese të radhës, e cila ka siguruar shumën prej 50,000 lekësh. Amadi në Shkodër, ishte një tjetër i përzgjedhur që ka fituar nëpërmjet lojës telefonike shumën prej 40,000 lekësh.
Më pas loja telefonike është ndalur në qytetin e Pogradecit, ku Bledi ka vijuar të luajë me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, duke u shpallur fituese i shumës prej 50,000 lekësh. Me mijëra fitues të tjerë i janë bashkuar Telebingos edhe në shortin e goglave që është hedhur për çmimin e madh të javës që ka arritur në vlerën e 1,237,525 lekëve.
Numrat e përzgjedhur nga hedhja e shortit e kanë ndalur çmimin e madh në Tiranë, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Gjithashtu, janë shpallur fitues të 50 lekëve edhe 9858 lojtarë të tjerë, të përzgjedhur si fitues të serisë me një linjë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 137 persona, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo Shqiptare 2,705 lekë.
Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 8, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë. Konkretisht bëhet fjalë për fituesit e çmimit tradicional të javës në dhjetë telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës.
Të gjithë telefonuesit që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë që Telebingo ka bërë në shtëpitë e tyre, janë shpallur fitues të 10,000 lekëve. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingo Shqiptare.
Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të reja të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Donika Kastrioti”, mbrapa “Kullave Binjake”, Vila 9/1.

