Tre fitues ndajnë çmimin e madh prej 928,650 lekësh
Çmimet dhe dhuratat e lojës më popullore të fatit në vend Telebingo Shqiptare, kanë trokitur edhe përgjatë ditës së djeshme në dyert e mijëra familjeve shqiptare. Shpallja e fituesve ka nisur me lojën telefonike, ku shumë të përzgjedhur janë të treguar të vëmendshëm për të dhënë përgjigjen e duhur në telefonatën surprizë që Telebingo Shqiptare ka bërë në shtëpitë e tyre.
Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fituese të parë të lojës me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, Vasilikën në kryeqytet, të cilës fati i ka buzëqeshur më së miri.
Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, Vasilika ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 60,000 lekësh. Shorteu ka vijuar më tej me të përzgjedhurin e dytë, si fitues i lojës telefonike. Kësaj here loja është ndalur në qytetin e Shkodrës, ku Jaku ka vijuar të luajë me dhuratat dhe çmimet, ku dhe është shpallur fitues i shumës prej 30,000 lekësh, të cilës i është bashkuar si dhuratë, edhe një tapet i ofruar nga mbështetësit financiarë të programit.
Loja telefonike është ndalur më pas në Kamëz, ku Emine Gradica ka tentuar të gjurmojë se në cilin prej zarfeve fshihej një ndër çmimet më të preferuara, makina “Volkswagen Up”. Por, ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfin e duhur, me përzgjedhjen e dy zarfeve më të preferuara, ajo ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 50,000 lekësh. Loja me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe është ndalur edhe në qytetin e Lushnjes, duke shpallur një tjetër familje fituese, e cila duke shfrytëzuar shansin e dhënë “2 herë fat”, ka dyfishuar çmimin e fituar, duke siguruar kështu nga Telebingo Shqiptare shumën prej 70,000 lekësh.
Beteja me çmimet e zarfeve ka vijuar edhe në telefonatën pasardhëse. Suela në qytetin e Cërrikut ishte fituesja e fundit që ka tentuar të gjejë zarfet me çmimet e mëdha. Por, me përzgjedhjen e bërë është shpallur fituese e shumës prej 45,000 lekësh. Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e prej 928,650 lekësh lekëve.
Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës ndahet ndërmjet tre fituesve, dy në kryeqytet dhe një tjetër në Pogradec, ku secili prej tyre do të marrë shumën prej 309,550 lekësh. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë, nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 14826 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 394 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos 705 lekë. Fitues të një bilete Telebingo, janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 7, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingos, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës, nga ku janë shpallur fituesit e çmimit tradicional të javës. Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10,000 lekëve.
Fituesit e shorteut të djeshëm mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.

