Telebingo shqiptare / Shorti 28 Janar 2018

redaktor

 

Telebingo Shqiptare shpërblen me dhurata e çmime të mëdha dhjetëra familje të përzgjedhura si fituese të lojës telefonike, teksa me mijëra të tjerë u janë gëzuar shumave të fituara me hedhjen e shortit të goglave për çmimin e madh të javës.

Përzgjedhja rastësore e kontrabiletës ka shpallur si fituese të parë të lojës telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, Violën në qytetin e Lushnjes. Në betejën me zarfet, Viola është shpallur fituese e shumës prej 70,000 lekësh.

Loja është kthyer më pas në kryeqytet, duke përzgjedhur si fitues të radhës Muhedinin. Duke gjurmuar çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, ai ka siguruar nga loja më popullore e fatit në vend shumën 40,000 lekësh.

Një tjetër fitues në kryeqytet i është bashkuar surprizave të Telebingos. Albano ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve fshihej surpriza e këtij shorti makina “Hyundai”, por ndonëse nuk e ka qëlluar në shenjë këtë çmim, i është gëzuar shumës prej 70,000 lekësh. Beteja me çmimet e zarfeve ka vijuar edhe në telefonatën e radhës, ku fitues është shpallur një tjetër familje në kryeqytet.

Me përzgjedhjen e zarfeve për t’i mbajtur në fund të lojës, kjo familje ka siguruar shumën prej 50,000 lekësh. Artemisa në Korçë ishte e përzgjedhura e fundit që ka tentuar të gjejë se ku fshihej makina, por me zarfet e mbajtura në fund, ajo ka siguruar shumën prej 40,000 lekësh. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë.

Kësaj here bëhet fjalë për fituesit e çmimit tradicional të javës në dhjetë telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës. Të gjithë telefonuesit që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë që Telebingo ka bërë në shtëpitë e tyre janë shpallur fitues të 10,000 lekëve.

Shorti i goglave për çmimin e madh të javës që ka mbërritur në vlerën e 1.573,150 lekëve ka zgjeruar edhe më tej listën e fituesve të lojës më popullore të fatit në vend. Seria e numrave të përzgjedhur ka rikthyer çmimi i madh në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë shitur bileta fituese.

Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 17542 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 231 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 2,270 lekësh.

Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 7, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Fituesit e shorteut të djeshëm duhet të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos, për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *