Çmimi i madh 1,204,250 lekë qëndron në Tiranë, fitohet edhe “Voklswagen Up”
Zgjerohet edhe më shumë larmishmëria gjeografike e të përzgjedhurve që kanë fituar edhe përgjatë ditës së djeshme, dhuratat dhe çmimet e mëdha të lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare. Shpallja e fituesve ka nisur me selektimin rastësor të kontrabiletave në lojën telefonike me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe. Alesia ishte fituesja e parë lojës me zarfet, e cila ka tentuar të gjejë se në cilin prej tyre fshihej një ndër çmimet më të preferuara, makina “Volkswagen Up”.
Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këtë çmim, Alesia ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 15,000 lekësh, si dhe uniformën me të cilët do të përfaqësohet Shqipëria në ndeshjet e kampionatit evropian. Loja telefonike është ndalur më pas në qytetin e Vlorës, ku Gavroshi ka vijuar më tej betejën me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, ku dhe ka siguruar si dhuratë, dy orë të ofruara nga mbështetësit financiarë të programit.
Loja telefonike është ndalur sërish në kryeqytet, duke përzgjedhur Nasin si fitues të radhës, i cili me mbajtjen e dy zarfeve të preferuara, ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 40,000 lekësh. Marjana ishte një tjetër fitues që ka luajtur me çmimet e Telebingos, e cila ka fituar 15,000 lekë, si dhe një tapet të ofruar si dhuratë nga mbështetësit financiarë të programit. Ndërsa Ramadani në qytetin e Peshkopisë, duke përfituar edhe nga mundësia e dhënë “2 herë fat”, ka mundur të dyfishojë çmimin e fituar, duke siguruar nga plot 120,000 lekë. Më së miri fati i ka buzëqeshur të përzgjedhurit të radhës.
Mbajtja e dy zarfeve më të preferuara i ka dhuruar Eni Sulës, jo vetëm shumën prej 30,000 lekësh, por edhe çmimin më të preferuar, makinën “Volkswagen Up”. Fitues të tjerë i janë bashkuar lojës së Telebingos, edhe në shortin e goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, vlera e të cilit është 1,204,250 lekë. Numrat e përzgjedhur nga hedhja e shortit e kanë ndalur çmimin e madh në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Gjithashtu, janë shpallur fitues të serisë me një linjë 10015 lojtarë të tjerë.
Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 167 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo Shqiptare 2160 lekë. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 3, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë.
Konkretisht bëhet fjalë për fituesit e çmimit tradicional të javës në dhjetë kontrabiletat e zgjedhura rresht njëra pas tjetrës, të cilët kanë siguruar nga Telebingo shumën prej 10,000 lekësh. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingo Shqiptare.

