Çmimi i madh qëndron në Tiranë, fituesi merr 1,228,225 lekë
Sikundër është bërë traditë tashmë, Telebingo Shqiptare ka mbërritur edhe përgjatë ditës së djeshme në shtëpitë e mijëra familjeve shqiptare, për të ndarë dhurata dhe çmime të shumta. Loja telefonike ka befasuar dhjetëra ndjekës, të cilët me përgjigjen e duhur në telefonatën surprizë që Telebingo ka bërë në shtëpitë e tyre, janë shpallur fitues të dhuratave e çmimeve të fshehura në zarfe, si dhe çmimit tradicional të javës në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës.
Loja telefonike është ndalur fillimisht në kryeqytet, duke përzgjedhur Xhorxhinën si fituese të parë të betejës me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe. Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, Xhorxhina ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 35,000 lekësh.
Më pas, loja telefonike është ndalur në qytetin e Beratit duke shpallur fitues të radhës Leonardin, ku me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, ka siguruar nga Telebingo 20,000 lekë.
Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave e ka ndalur më tej lojën telefonike në qytetin e Shkodrës, ku Shpresa i është gëzuar shumës prej 35,000 lekësh.
Një tjetër fitues i përzgjedhur në qytetin e Shkodrës ka tentuar të gjurmojë zarfin ku fshihej makina “Volkswagen Up”.
Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këtë çmim, me zarfet e mbajtura në fund të lojës, Adi ka siguruar shumën prej 40,000 lekësh. Miranda në Fier, ishte e përzgjedhura e fundit në lojën telefonike që ka kërkuar të gjurmojë zarfet ku mund të fshiheshin çmimet e mëdha. Por, me përzgjedhjen e bërë ka siguruar shumën prej 45,000 lekësh.
Pas fituesve të lojës telefonike, është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës që ka kapur vlerën e 1,228,225 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës qëndron në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 14,611 lojtarë.
Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 268 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos plot 1,370 lekë. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 7, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingo-s, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës, nga ku janë shpallur fituesit e çmimit tradicional të javës.
Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10,000 lekëve. Fituesit e shorteut të djeshëm mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.

