Çmimi i madh shkon në Ballsh, fituesi merr 1,172,025 lekë
Çmimet dhe dhuratat e lojës më popullore të fatit në vend, kanë trokitur edhe përgjatë ditës së djeshme në dyert e mijëra familjeve shqiptare.
Shpallja e fituesve në Telebingo Shqiptare ka nisur me lojën telefonike për dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, ku të përzgjedhurit si fitues, kanë mundur t’u gëzohen shumave mbi 50,000 lekë. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave, ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike, Rajmondën në qytetin e Korçës, e cila me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 60,000 lekësh.
Nermina në kryeqytet ishte një tjetër e përzgjedhur si fituese në lojën telefonike, e cila ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve fshihej një ndër çmimet më të lakmuara, “Volkswagen Up”. Por, ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këtë çmim, ajo i është gëzuar shumës prej 50,000 lekësh. Lojës me dhurata i është bashkuar edhe një tjetër fitues.
Nisi në kryeqytet ka vijuar të gjurmojë çmimet dhe dhuratat e fshehura pas zarfeve, ku dhe ka siguruar shumën prej 40,000 lekësh. Apostoli në qytetin e Beratit, ishte i përzgjedhuri radhës që ka fituar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 50,000 lekësh.
Ndërsa i fundit që ka tentuar të gjejë zarfin ku fshihej makina, ishte Flori në qytetin e Vlorës, që me përzgjedhjen e dy zarfeve të preferuara, ka siguruar nga Telebingo shumën prej 50.000 lekësh. Mijëra fitues të tjerë i janë bashkuar lojës së Telebingos edhe në shortin e goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, vlera e të cilit ka mbërritur në 1.172,025 lekë.
Numrat e përzgjedhur nga hedhja e shortit e kanë ndalur çmimin e madh në qytetin e Ballshit, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja.
Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 13179 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 206 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingo Shqiptare plot 1705 lekë. Gjithashtu, fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 6, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingos, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës, nga ku janë shpallur fituesit e çmimit tradicional të javës. Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10,000 lekëve.
Fituesit e shorteut të djeshëm mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.


O Ardit ty t’qisha nan e moter mor zhuls muti, se ba me i mledh lekt si kena lan te ble bileta as jackpoti ska qa karin na duhet. Po ty tu ka qi edhe karriera e pshurrt qe e ki pas, bre budallen e nans o Hysen ka me ta qi rodin e nans ko me t’shkatrru jeten ka me ta prish