Me biletën speciale do të luhet për superçmime, ndërmjet tyre Bingo Milionere mbi 100 milion lekë (të vjetra), një apartament, 2 makina “Pezho 107”, çmimet e fshehura në zarfe do të nisin nga 20 mijë lekë, si dhe shumë surpriza të tjera që do të zbulohen në javët e ardhshme. Mjafton blerja e një bilete që kushton vetëm 20 lekë për t’u bërë fitues i superçmimeve të rezervuara për dy shortet festive që do hidhen më 28dhjetor, si dhe 1 janar 2015 .
Telebingo Shqiptare shpërthen në dhurata dhe çmime të mëdha. Me biletën milionere që ndodhet prej dy javësh në të gjitha pikat e shitjes së Telebingos do të luhet jo vetëm në shorteun e datës 28 dhjetor (ku do të luhet për fituesit e lojës telefonike),por edhe për shorteun festiv të Vitit të Ri, që do hidhet më datën 1 janar. Në këtë shorte do të jepen superçmime, ndërmjet të cilave Bingo Milionere +100 milionë lekë (të vjetra), 1 apartament, dy makina “Pezho 107”, si dhe shumë dhurata e çmime të tjera të fshehura në zarfe. Shitja e biletave speciale do të vijojë përgjatë gjithë javës.
Kështu, me blerjen e një bilete çdo lojtar i Telebingos mund të bëhet dy herë fitues, pasi e njëjta biletë do të përdoret për të dy shortetë festive të planifikuar për ndërrrimin e viteve. Pas lajmërimit të kësaj surprize, Telebingo i është rikthyer shorteut duke zgjeruar edhe më tej listën e fituesve të përzgjedhur në shumë qytete të vendit. Sikundër është bërë traditë tashmë, loja telefonike ka gëzuar me dhurata dhe çmime të mëdha dhjetëra familje, të cilat janë treguar të vëmendshme në dhënien e përgjigjes korrekte që Telebingo Shqiptare ka bërë në shtëpitë e tyre.
Qyteti bregdetar i Durrësit ka mirëpritur dhe telefonatën e parë fituese të shpallur nga përzgjedhja rastësore e kontrabiletave. Hajria ka luajtur me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe duke u shpallur fituese e 60,000 lekëve. Më pas loja telefonike është ndalur në kryeqytet, duke përzgjedhur Zhanetën si fituese të radhës. Ne betejën me zarfet Zhaneta është shpallur fituese e 70,000 lekëve.
Përzgjedhja e kontrabiletave e ka mbajtur sërish lojën telefonike në kryeqytet. Shpëtimi ka tentuar të godasë në shenjë zarfin ku fshihej makina “Pezho 107”. Ndonëse nuk e ka qëlluar në shenjë këtë zarf, Shpëtimi i është gëzuar 60,000 lekëve. Fati i ka buzëqeshur më së miri të përzgjedhurit të radhës. Me zarfet e mbajtura në fund të lojës, Martini ka arritur të sigurojë plot 130,000 lekë.
Diana në qytetin e Librazhdit ishte edhe fituesja e fundit që ka vijuar të luajë me çmimet dhe dhuratat e Telebingos, ku dhe është shpallur fituese e shumës prej 40,000 lekësh, si dhe dy orëve të ofruara nga mbështetësit financiarë të programit. Telebingo ka vijuar më pas me shorteun e goglave për çmimin e madh të javës 1,543,970 lekë. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh është ndarë ndërmjet dy qyteteve, Lushnjes dhe Tiranës, ku secili prej fituesve siguron 771,985 lekë. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja.
Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 25350 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 569 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron 810 lekë. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingos, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës. Pesë lojtarët e parë që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10,000 lekëve, si dhe një tapeti të ofruar nga mbështetësit financiar të programit.
Ndërsa telefonatat e tjera kanë siguruar shumën prej 10,000 lekësh. Fituesit e shorteut të djeshëm duhet të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos, për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.

