Telebingo Shqiptare: Çmimi i madh ndahet mes Tiranës dhe Vlorës

redaktor

Në shortin e datës 21 shtator do të luhet për të fituar një makinë “Pezho 107”, ku pjesë e përzgjedhjes do të jenë edhe të gjitha biletat e mbledhura përgjatë shorteve të zhvilluara në sezonin veror. Duke nisur po nga kjo datë, Telebingo Shqiptare rikthehet me sezonin normal, ku çdo javë do të luhet për bingon e madhe, si dhe shumë çmime e dhurata të tjera që ofrohen nëpërmjet lojës telefonike .

Telebingo Shqiptare vijon të surprizojë sërish me çmimet e saj. Shorteu i fundit për sezonin veror, i hedhur gjatë ditës pasdites së djeshme ka gëzuar me çmime të mëdha mijëra familje shqiptare, të cilat si çdo fundjavë kanë qëndruar para ekranit të televizorit për të mësuar se ç’shumë kanë fituar nga përzgjedhja e numrave që ndodhen në biletën e tyre. Shorti i goglave për çmimin e madh të javës ka kapur vlerën e 675,620 lekëve, shumë e cila është ndarë ndërmjet dy qyteteve, Tiranës dhe Vlorës. Vetëm me blerjen e një bilete secili nga dy të përzgjedhurit e shortit është shpallur fitues i shumës 337,810 lekësh.

Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së numrave me një linjë dhe dy linja. Plot 11630 persona janë shpallur fitues të serisë me një linjë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos shumën prej 50 lekësh. Ndërsa 418 lojtarë të tjerë janë shpallur fitues të serisë me dy linja, ku secili prej tyre ka siguruar shumën prej 480 lekësh.

Fitues të një bilete Telebingo janë shpallur edhe të gjithë ata lojtarë që në biletë e tyre kanë të përcaktuar 4-n, si numër fati të javës. Më 21 shtator Telebingo-Shqiptare rikthehet me formatin e saj të zakonshëm, ku çdo javë do të luhet për bingon e madhe, si dhe shumë dhurata e çmime të tjera të mëdha që do të ofrohen nëpërmjet surprizave të lojës telefonike. E veçanta e shortit që do të hidhet më 21 shtator është çmimi i madh “Pezho 107”.

Në përzgjedhjen e fituesit të këtij çmimi që do të jepet në këtë shorte do të përfshihen edhe të gjitha kontrabiletat e mbledhura gjatë sezonit veror, të cilat tashmë janë grumbulluar në zyrat e Telebingos. Krahas makinës në këtë shorte do të ofrohen edhe shumë çmime të tjera të mëdha. Bashkangjitur shkrimit do të gjeni të detajuara të gjitha informacionet në lidhje me fituesit e përzgjedhur gjatë shorteut të djeshëm.

3

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *