Telefonata e fundit e Adelës

DITA Online

 

Gazetarja Adelajda Xhamani, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ajo është gjetur e pajetë në banesën e saj.

Dyshohet se shkak i ndarjes nga jeta i gazetares dhe ish-banores së “Big Brother Albania”, të ketë qenë një atak kardiak.

Mësohet se Xhamani vuante nga epilepsia.

Sipas policisë, trupi i pajetë i gazetares është gjetur rreth orës 05:10 të mëngjesit në banesën e saj, në rrugën e “Thesarit”, ku ajo jetonte e vetme.

Telefonata e fundit me shoqen

Para se të ndërronte jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, gazetarja Adelajda Xhamani i ka telefonuar njërës prej shoqeve të saj.

31-vjeçarja i ka kërkuar ndihmë pasi kishte bllokim të frymëmarrjes.

Ky ka qenë edhe komunikimi i fundit i Adelës përpara se të ndërronte jetë.

Ka qenë pikërisht shoqja e cila ka njoftuar urgjencën qw ka mbërritur në banesën e gazetares.

Adela kishte bërë edhe plane edhe për sot.

Kishte lënë të dilte në darkë me mikeshat e saj për një gotë verë.

Planet dhe ëndrrat e gazetares së re janë prerë në mes.

Adela ka lindur në qytetin e Kavajës.

Vitet e para të karrierës së saj ka qenë mësuese në qytet.

Adela ka lënë pas dy prindërit e saj, si dhe motrën dhe vëllain të cilët jetojnë në Gjermani.

Share This Article
2 Comments
  • Kush e përcaktoi se kishte arrest kardiak ?
    Vetëm autopsia ligjore,mjek të besuar mund ta kishte përcaktuar shkakun e vdekjes ose vrasjes,kjo analizë delë mbas 20-30 DITËSH ,jo brenda 24 orve u përcaktua diagnoza ?!
    Arrsti kardiak i një vajze të re 31 vjeçare është pake si e dyshimtë !
    Kurse për epilepsinë njeriu jeton dhe ajo me kalimin e moshës kalon .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *