“Telefonatë mes Borissov dhe Ramës për njohjen e minoritetit bullgar në Shqipëri”

DITA Online

 

Agjencia Bullgare e Lajmeve raporton sot se kryeministri i vendit, Boyko Borissov, ka zhvilluar një telefonatë me homologun e tij shqiptar, Edi Rama, përmes të cilës ka kërkuar respektimin e të drejtave të minoritetit kombëtar bullgar në Shqipëri, sipas standardeve ligjore ndërkombëtare, shkruan Respublica.

“Biseda mori shtysë nga një ligj që synon mbrojtjen e të drejtave të pakicave që u hartua nga qeveria shqiptare. Borissov tha se ai priste që legjislacioni të përfshinte parashikimin për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit bullgar”, raporton agjencia shtetërore bullgare.

Sipas të njëjtit informacion, thuhet se: “Edi Rama siguroi kryeministrin bullgar se ligji është ende duke u përgatitur dhe u zotua se vendi i tij nuk do të shkelte interesat e minoritetit bullgar. Ai deklaroi se komunikimi me Bullgarinë do të vazhdonte dhe se interesat bullgare në Shqipëri do të mbroheshin”.

Ndërkohë në draftin e propozuar dhe që u paraqit në Komisionin përkatës Parlamentar nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati njihet ndonjë minoritet kombëtar bullgar në Shqipëri.

Çështja duket se nuk është kaq e thjeshtë. Agjencia njofton se ka lëvizje aktorësh politikë në Bullgari që kërkojnë të drejtat për bullgarët e Shqipërisë.

Madje citohet se një deputet bullgar, Anton Donchev, ka kërkuar në një seancë parlamentare që çështja e bullgarëve të Shqipërisë të bëhet çështje kryesore shtetërore dhe prioritet i presidencës bullgare të BE-së gjatë fillimit të vitit 2018.

Sipas këtij deputeti, numri i bullgarëve në Shqipëri arrin nga 50 000- 100 000.

Ndërkohë një tjetër agjenci bullgare, “Novinite” shkruan se për këtë temë ka edhe një angazhim nga Parlamenti Europian. Sipas saj, disa europarlamentarë po përgatisin një letër të posaçme për Parlamentin e Shqipërisë, përmes së cilës do t’i  kërkojnë vendit tonë të njohë minoritetin kombëtar bullgar.

Në këtë letër do të vihet në dukje se për këtë çështje ka një raport të PE-së që kërkon të mbrohen të drejtat e bullgarëve etnikë në zonat e Prespës, Golo Bardo dhe Gorës.

Share This Article
14 Comments
  • Me referendum, pakica e Prespes duhet te vendose vete ne se e ndjejne veten bullgare apo maqedonas. Me sa di une, ata e ndjejne veten maqedonas, ndaj qeveria shqiptare duhet ta sqaroje mire kete ceshtje.

  • po ca lesh minoritar thoni…Greqia ka 20 lloj rracash brenda dhe nuk pranon ne arenen nderkombetare duke thene qe nuk ka minoritet

  • Keshtu eshte.cfare do besh do te te bejne.
    Kur njifni Sllavet me emrin Greke Maqedoni dhe duke i futur thiken pas shpine Greqise keshtu do behet.
    A nuk duam te behemi si Amerika,qe jo vetem si pushtuese ne vend te huaj por ne emer te Globalizimit kombet e pastra nuk mund te egzistojne ne nje bote te hapur,sidomos vende te vogla si yni.
    Te mendosh qe keto behen ne emer te “Dhimokratise”,vjen tjetri ne Shqiperi nga lufta e bere per interesa te disave,te detyron tjetri te pranosh refugjate politike se ne vendin e tyre konsiderohen terroriste se ndryshe nuk egziston,kjo nuk eshte “Marredhenie” njerezore por presion.Apo iken tjetri nga Shqiperia per nje jete me te mire i detyruar nga keto situata dhe politikane te shitur per te mbijetuar per vete.
    Bullgareve bravo i qofte se ka ardhur koha qe ose ky shtet te copetohet ne emer te kombesive ose ne emer te Feve percarese qe nuk respektojne Historine,Drejtesine,Zotin.
    E kemi thene shume here po kush degjon qe,kombi eshte i shenjte,si ka mundesi nje grup njerezish qe fatkeqesisht jane shumice ne “Shqiperi” qe nga nje ane e “dine” qe historikisht ky vend u shkretua u vra,u perdhunua u zbraz nga Turqia dhe keta te degjeneruar dalin hapur me vrasesin e ketj kombi.
    Komb do te thote nder,lavdi,dinjitet,lufte per gjakun dhe identitetin e te pareve te tu.
    Si mund te kuptojme keta Sulejmanet e Pabese qe sollen prape Arabine?
    Ne vend qe ti kerkonin falje atyre qe u ben viktime,u luftuan u syrgjinosen pa i pyeture ndertuan Xhamite e Osmaneve qe kengen do ja degjojme shpejt,eshte historike dhe fakt i diteve te sotme qe Feja ne pergjithesi dhe Arabe ne vecanti eshte semundja me e madhe e njerezimit,se vetem percarje shkakton,urrejtje,lufte dhe keto ne “emer” te Zotit.

    • Koka e muhabetit eshte : Mjafton te jesh grek , per te merituar ne sy te shqiptareve , gjithe te keqiat qe mban kjo toke ! Nga cdo vend e popull ne bote , sado afer apo larg qe te jene , sado te prapambetur te jene , do te pranojme keshilla , mendime e sugjerime , por vetem nga greket dhe serbet , qe nuk na kane dashur kurre te miren e na urrejne me shpirt , nuk do te mireprisnim as dhe nje buzeqeshje , se e dime mire pse i bejne !
      Ti Pellazgaqis , ben mire te merresh me punet tende, se nuk te honeps dot askush ne Shqiperi .Ti , je nje cope idjot , bota jote fillon dhe mbaron brenda mureve te kishes ortodokse bizantine , shume , shume larg mentalitetit shekullarist te shqiptarit . Aq larg njeri tjetrit jemi , sa qe neve e quajme humbje kohe te merremi me primitive te tille mesjetare , qe nuk rrojne dot ne normalitet me fqinjet dhe dine vetem te lehin e te lehin pa pushim , qe tu degjohet zeri i ngjirrur e te tregojne se ende jetojne mbi dhe , per ti treguar si dele e zeze ne mes te popujve te qyteteruar !
      Desha te te pyes o Pellazgaqis : Cfar ndryshoni ju , nga ekstremistet fanatike islamike …, pervecse , ju adhuroni kryqin bizantin e perloteni me perulesi para ikonave te bera me imagjinaten tuaj , kurse sivellezerit tuaj islamike adhurojne gjysme henen arabe duke ngritur bythen perpjete dite e nate , por qe kini te shkruar ne balle urrejtjen per vdekje te njeri tjetrit . Ne kete ferr kerkoni te terhiqni edhe shqiptaret qe nuk ua varin teneqene asnjeres pale !

  • Cdo dite po dalin ca shtetare apo deputete, madje dhe kryeministra me megafon qe po trondisin dynjane per mbrojtjen e minoriteteve te tyre, pasi na i paska marre lumi………..! More, une nuk e paskam ditur qe paskemi mes nesh dhe bullgare. Bllagafarja bratja! Se shpejti ketu nuk do te kete me shqiptare……Paradokset tona nuk kane te sosur, teksa qeveria gjendet e hutuar, dhe s’ka faj. Ka pune te tjera te medha, me caktimin e pagave astronomike per stafin e vettingut, qe asnje here nuk ka per tu bere!

  • Ore Edi Rama! A jeni ne vete? Po tallen te tjeret me ne. Une jam me prinder nga kjo zone qe quhet “Golo Berdo” , ose me sakte Dibra e Jugut. Bullgaret duhet te nxjerrin dokumenta qe qenkemi bullgare dhe te mos shfrytezojne pashaportat dhe faktin qe jane ne BE perpara Shqiperise. Ku ka qene perpara shteti bullgar qe po e hap gojen vetem tani? Ndonje dite edhe mongolet do te thone se kane minoritet ne Shqiperi. Etnicitetin e percakton historia dhe jo matrapazlleqet duke dhene pashaporta. Nuk duhet bere asnje leshim. Rama dhe kushdo tjeter, duhet ta kete te qarte, ose hyhet ne BE me dinjtet ose nuk hyhet me breke neper kembe, duke na ndryshuar origjinen. Eshte percaktuan qe “Golo Berdo”, ose me sakte Dibra e Jugut ka 99 perqind te popullsise me etnicitet shqiptar dhe cfardo pretendimi tjeter duhet te argumentohet shkencerisht dhe jo politikisht.

  • Gjeopolitika po leviz ne menyre te organizuar kunder shqiptareve ……BE kerkon qe Shqiperia te behet Zvicer ,pastaj te hapen bisedimet ,Greqia kerkon detin dhe minoritete deri ne Vlore,bullgaret kerkojne te drejta per …minoritetin …bullgar ….po keshtu edhe serbet ,romet ,vllehet ,eskimezet,kongolezet…sepse ne vitet 60 ishin 20 kongoleze ,indonezianet…..
    Serbet trajtohen nga BE si engjej te paqes,hapen bisedimet edhe pse nuk njohin Kosoven….
    Nje trajtim i tille i Shqiperise ndodh me se shumti per shkak te servilizmit te peshtire te politikes shqiptare…..Serbet ,greket ,malezeste,,hungarezet, sllovenet…te gjithe luajne 360 grade…..Ne ulerijme besnikeri ,,,dhe dihet ,servilin e poshterojne te gjithe …..Doni nje shembull te kundert…Xhibuti..nje mini shtet ne shkretetiren arabike….luan si fuqi e madhe….Kane bazen me te madhe amerikane ne Afrike ,fitojne miliarda…por,,,,kane edhe baze britanike ,franceze ,italiane ,japoneze,dhe se fundi ne kohe rekord,edhe pse amerikanet nuk donin ,u ngrit nje baze e rendesishme kineze ,baza e pare kineze jashte …Kines..mbi 1miliarde e 600 milione dollare fitim….Pra Xhibuti ben thjesht politiken ne intetes te banoreve te tij edhe pse nuk eshte demokraci…Ne fund te fundit secili shikon interesin e tij…..edhe politika jone por me nje ndryshim te madh ,politikanet tane shikojne vetem te ruajne pushtetin per tu pasuruar ,,,,sepse ndryshe nuk do te arrinim ne kete pike ,,,,kur edhe bullgaret duan nje cope Shqiperi…
    Ka nje zgjidhje ,nje marreveshje shumeplaneshe me Kinen …po kush ta beje….Gjithesesi Afrika ,Amerika Latine por edhe Serbia,Greqia Portugalia ,Hungaria…,po e bejne dhe po marrin miliarda…..Kurse ne presim nga ….askushi …sepse Rama merret akoma me ideologji, ndersa opozita eshte thjesht antishqiptare..
    .Besoj se do ta publikoni….ne se nuk jeni bere edhe ju si 55…..

  • sigurisht, mongolet jane dhe shumice ne shqiperi . per islamiket, feja eshte e para, po kur ke kafshe, ne politike, qe u vene kufirin ke “thana”, gjithe kombeve te botes, gjithe bota, do mare ne dore nga nje hu thane dhe dhente zoti, ua ngul ne bythe vetem atyre, qe hane mute kot me keto tema . tha enveri dhe sot “kimi” qe eshte gati t’i beje pluhur e hi “armiqte” e kombit . po keta kane llogarit te behen hi dhe vete . po ti rama e berisha, jepni jeten per…….atdheun . se besoj…….

  • Shpresojme dhe besojme se Edi Rama , do te dije te dale nga situata te veshtira qe e vene te huajt dhe te mos beje idjotesira antikombetare ,sokurse ka bere monstra e urryer serbofile e Vicidolit , mbasi nje hap i gaguar tani , do te kete pasoja te renda nje dite , per brezat e pasardhesve tane , por atehere do te jete vone
    Keto nuk jane probleme qe zgjidhen me telefonata , apo vendime qe merren qe ne kembe . I duhet vene mire gishti kokes , kur je ne krye te nje shteti dhe populli i ka syte tek ti . .

  • Bullgaria , po te kete bythe , te kerkoje njohjen e minoritetit te saj ne Greqi , qe po treten si kripa ne uje , nga makuteria greke , qe nuk reshtet se uleriri per te drejtat e minoriteteve , kurse vete nuk njeh as edhe nje minoritet !

  • qe te kete minoritet minimalisht duhet te kesh kufi me shtetin perkates. Perpara se te kerkojne per minoritet bullgar, te konvertojne Maqedonin ne Bullgari por dhe ate deri ne Shkup se ai eshte shqiptar dhe pastaj te kerkojne ndonje minoritet bullgar ne Shkup se atje do jete kufiri lindor shqiptar. Rame, beju burre se ne kurre nuk do na futin ne BE prandaj jo vetem mos lesho por ngri zerin dhe artikulo te drejtat e shqiptareve ne Ballkan.

  • Shqiptaret qe kane nje moshe madhore njohin vetem nje lloj shalqini ai quhej “Shalqin Bullgar” gje tjeter nga Bullgaria nuk njohin.
    Ishte nje shalqini qe afronte me shume me kungullin ashtu sic jane te trashe e koqe nga trute BULLGARET.
    Kane lajthitur dhe kerkojne jo pak por 50-100 mije Shal-qi BUllagre ne Shqiperi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *