@Telekom Community Store hap dyert për qytetarët

redaktor

Në prag të festave të fundvitit, Telekom Albania vjen me një risi, jo vetëm për abonentët e tij, por për të gjithë qytetarët. @Telekom Community Store është pikëtakimi më i ri, i cili vjen me një koncept krejt të ndryshëm nga ai çka njohim apo jemi mësuar të shohim, duke vendosur një standard të ri në treg. I pozicionuar në zemër të zonës së ish-Bllokut në Tiranë, @Telekom Community Store ofron për të gjithë një hapësirë të pafundme teknologjike, ku gjithsecili është i lirë ta eksplorojë, edhe pa qenë abonent i Telekom.

@Telekom Community Store është pjesë e rrjetit më të madh në Shqipëri dhe në të gjithë Europën. Si pjesë e grupit Deutsche Telekom, në @Telekom Community Store ofrohet shërbim i njëjtë si në çdo pjesë të rrjetit ku grupi është i shtrirë. Standardizimi i ofrimit të shërbimit në grupin DT, përkthehet si një vlerë e shtuar për të gjithë abonentët, të cilët do të ndihen si në shtëpinë e tyre në çdo pikë “T” në të gjithë botën.

@Telekom është konceptuar, jo vetëm për të ofruar teknologjinë më të fundit, por edhe si hapësira më e re në Tiranë për argëtimin e të rinjve. Ky ambient novator do të jetë edhe qendra më e re zbavitëse në ish – Bllok, ku secili të nisë ditën apo të kalojë orë argëtuese me miqtë, i rrethuar nga teknologjia e fjalës së fundit dhe shërbimit të një tjetër standardi.

Hapësira e përparme përbëhet nga një kopësht i gjelbëruar, si ndërthurje me natyrën. Prej vitesh Telekom Albania ka promovuar jetesën e shëndetshme përmes nismave të ndryshme. Një tjetër hapësirë do të jetë për karikimin e telefonave, tabletave apo laptopëve. Njëkohësisht, i gjithë ambienti është i mbuluar me sinjal wi-fi, i cili ofrohet falas për abonentët e Telekom Albania.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *