Telekom në bashkëpunim me komunitetin e sipërmarrësve të rinj u angazhua në mbrojtje të sigurisë së informacionit përmes një aktiviteti të organizuar në ambientet e @Telekom Community Store në zonën e ish-bllokut.
Ky aktivitet u mbajt nga përfaqësues të Telekom dhe ekspertë të fushës lidhur me qasjen që ndiqet ndaj sigurisë së informacionit duke përfshirë sektorë të ndryshëm.
Ekspertë nga Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike dhe përfaqësues të Telekom Albania ndanë me komunitetin e novatorëve idetë dhe qasjen e tyre lidhur me sigurinë e informacionit. Shkëmbimi i informacionit solli përfitime të shumanshme për të gjithë të pranishmit, të cilët vizituan dyqanin novator @Telekom Community Store dhe u prezantuan me zgjidhjet e fundit teknologjike.
Mbështetës i këtij aktiviteti ishte dhe GARAZH, projekt i ndërtuar nga mbështetësit e novacionit dhe teknologjisë për ekosistemin e Tiranës. Qëllimi i tij është që të jetë një ndalesë e rëndësishme për profesionistët, sipërmarrësit dhe novatorët duke ofruar akses në burime dhe njohuri.

Nuk keni thene asgje konkrete. Vetem reklame, asgje me shume. Cilat jane masat e marra dhe zgjidhjet e ofruara konkretisht?
A kane ndonje perfitim klientet e AMC nga kjo apo jane aktivitete thjesht sa per te qene prezent ne media???
Po per cfare sigurie jeni duke fol ju, kur nuk na lini ta mbarojme oferten deri ne fund.
Nuk duam siguri informacioni, duam minuta nderkombetare….
Ju mos beni kot sikur jeni ndonje kompani gjitheperfshirese telekomunikacioni se thjesht operator i telefonise mobile jeni…