Telekom prezanton paketën “One Family”

redaktor

Telekom Albania sjell për herë të parë në tregun shqiptar të telekomunikacionit një paketë me produkte dhe shërbime të avancuara për familjet.

“One Family” do të plotësojë njëkohësisht disa prej kërkesave që kanë prindërit, fëmijët apo dhe anëtarët e tjerë të familjes, pasi është një formë novatore, ekonomike dhe e sigurt komunikimi. Telekom e ka kompozuar “One Family”, posaçërisht për shpenzimet brenda familjes, duke mundësuar formimin e një grupi ku janë të pranishëm të gjithë anëtarët e familjes.

“One Family”, veç bërjes më të lehtë të komunikimit vjen dhe si një mundësi për të ulur shpenzimet familjare dhe rritur sigurinë për fëmijët.

Grupi “One Family” mund të përbëhet deri nga 4 numra dhe pjesëtarët e grupit përfitojnë shërbime të tilla si ulje të ndjeshme, transferim krediti falas nga krijuesi i grupit dhe numër Telekom fiks me pajtim mujor falas.

Pjesë e kësaj pakete nga Telekom është dhe një produkt tejet novator si ora inteligjente MyKid, e krijuar për t`u mbajtur nga fëmijët, por që cilësohet si një prej lehtësive më të mëdha për prindërit e tyre.

fb--post4

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *