Telekom Albania bën me dije se duke filluar nga dita e sotme, në të gjitha dyqanet e saj ofrohet iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus, zhvillimi më i madh teknologjik në historinë e iPhone. iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus do të jenë në dispozicion në të gjitha njësitë e shitjes dhe të dy smartphone janë me një vit garanci.
Të gjithë konsumatorët kanë mundësi t`i rezervojnë online dhe bëjnë të tyrin të dyja modelet duke hyrë te adresa www.telekom.com.al/iphone6s/.
Telekom Albania sjell për klientët teknologjinë më të re, iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus me rrjetin superior 4G+.
Gjenerata e re e iPhone vjen tepër e hollë, më e madhe, më e fuqishme, por edhe më efikase në konsumin e baterisë. iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus sjellin dy modele mahnitëse me ekrane 4.7-inch dhe 5.5-inch Retina HD.
Me një sipërfaqe të lëmuar metali dhe dizajn të rrjedhshëm ku alumini shkrihet në xham duke e bërë të rehatshëm për t’u mbajtur dhe të thjeshtë për t’u përdorur. Gjithashtu ngjyra tërheqëse prej ari rozë i shtohet serisë së grisë kozmike, argjendit dhe arit.
Të dyja modelet janë më të mira në çdo drejtim dhe përfshijnë: Çip A9 me strukturë 64-bit që përmban dhe bashkë-procesorin e lëvizjes M9; kamera të përparuar 12-megapiksel iSight që tani përfshin Live Photos – të cilat bëjnë të mundur fiksimin e pamjeve të gjalla, çfarë ndodh përpara dhe pas shkrepjes; kamera e re Face Time HD 5-megapiksel që ndriçon buzëqeshjen tuaj me Retina Flash; Touch ID lejon të ç’kyçni telefonin dhe të bëni blerje të sigurta nga App Store duke përdorur shenjën e gishtit tuaj; shkarkime dy herë më të shpejta me Wi-Fi deri në 866Mbps; sistemi operativ iOS9 më i përparuar në botë që ofron kërkim më inteligjent e zhvillime të mëdha në aplikacione; App Store, iCloud, Face Time, Messages dhe Touch ID.
Telekom Albania sjell produktet iPhone si pjesë e bashkëpunimit midis Apple dhe Deutsche Telekom Group.
Një ofertë ekskluzive nga Telekom është ofrimi i çmimeve ndjeshëm më ulët për smartphone më të fundit për klientët me kontratë. Sigurisht kjo vlen edhe për iPhone 6s. Telekom ofron iPhone 6s duke filluar nga 79,900 lekë me planet individuale me kontratë Smart.
Si pjesë Deutsche Telekom, gjigantit ndërkombëtar të telekomunikacionit, Telekom Albania është e angazhuar t’u ofrojë pajtimtarëve të saj pajisjet më inovatore dhe cilësore në treg. Për më shumë informacion mbi iPhone dhe ofertat, mund të vizitoni www.telekom.com.al/iphone6s/

pse vetem per planet individuale me kontrate? po ne te tjeret qe jemi me parapagese nuk kemi te drejten te kemi iphone 6s?
E blejm direkt nga amerika te zhbllokuar. Ekskluzivitet do ishte po mos te kishim mundesi ta blinim nga ndonje vend tjeter….
mua ma sollen nga jashte 6s dhe po e perdor me eagle. kam rozin, esht yll.