“Arben” është një emër shumë i përhapur. Kuptohet edhe i pëlqyer, përsa kaq shumë i
përdorshëm. “Ristani” është mbiemër relativisht i përhapur. Më ka rastisur të njoh edhe nga afër njerëz me
këtë mbiemër. Ekzaktësisht tre të tillë. Të tre më kanë lënë mbresa jo të këqija. Madje, mund të
them njëri prej tyre mjaft të mira. Pra qoftë emri, qoftë mbiemri të cilëve iu referova pak më lart, të ndarë nga njëri tjetri, janë pak a shumë të respektueshëm njësoj si të gjithë emrat e mbiemrat e tjerë. Dikujt mund t’i pëlqejnë e dikujt jo. Qoftë si formë (kombinimi i gërmave), qoftë si përmbajtje (kombinimi i tabiateve).
Por kur bashkohet pikërisht ai emër me pikërisht atë mbiemër, ndryshon probabiliteti i ndodhjes së ngjarjes. Bëhet gati-gati 1: Që të gjithë regojnë njësoj. Arben Ristani? E mo, ai gojëpisi.
Jam i bindur që të gjithë nuk është se ndikohen nga problemet dentare, edhe nëse në rastin në fjalë ato qëllojnë të jenë të dukshme. Të atilla mund të kenë shumë njerëz për shkaqe shëndetësore, kulturore, pasurore, pastërtore, etj. Madje, edhe populli na kujton që tjetrit shikoi punën, jo gunën.
Në rastin tonë, kur i referohemi gojës nuk e kemi fjalën për dhëmbët, por për fjalët që goja nxjerr. Madje, edhe kur dikush reagon “Arben Ristani? Hë mo, ai që flet gjithmonë si i dehur”, me siguri nuk e ka fjalën për gramët e alkoolit që ai mund të qëllojë të ketë pirë përpara se të dalë në foltore. Në fakt çdo herë duket sikur sapo është ngritur (më shumë mundim e asfare dëshirë) nga një banket alkooli. Jo, jo, se ne nuk na duhet fare të themi gjëra që nuk i dimë me siguri. Por, e kemi fjalën për fjalët e papërgjegjshme që ai nxjerr e që i nxin më shumë se rrathët e zinj poshtë syve.
Sepse burri merret me burrëri, politikani merret me politikë, biologu merret me biologji…
Po Arben Ristani? Ai merret me telendi. Po, po, ai telendis gjithë dynjanë, madje kujdeset që të mos mbesë asnjë gjë e gjallë brenda shtëpisë së dynjasë pa u telendisur. Efekt zinxhir, efekt biril. Kujtoni se telendillëku është sport vetëm i grave? Apo vetëm i pleqve? Epo, ashtu e dija edhe unë, derisa njoha Ristanin. Jo çdo
Ristan ama, Arbenin Ristan.
Rast i rrallë që “gunës” së këtij tipi i përshtatet plotësisht “puna”. Eshtë “puna” e atyre që në çdo lagje njihen si “telendarja e lagjes”. Të gjithë e kemi ndonjë në lagje. Domethënë të gjithë e kemi një në lagje, plus Arben Ristanin në televizion. Ky gojëpisët është “telendarja” jonë e përbashkët.
Shan, shpif, mashtron, telendis, lëndon. Të madh e të vogël, të gjallë e të vdekur. Ai ka një të keqe shumë të madhe: Na heq të gjithëve shpresën se lagjet tona mund të pastrohen një ditë, kur gjenerata e vjetër do ikë në atë botë. Mesa duket nuk do pastrohen edhe për këtë brez, sepse Ristani Arben është ende shumë i ri në moshë. Por mbetet një plak telendar, po aq safi sa ai tjetri.
Por, e ka edhe një të mirë. Nuk mundohet të fshihet, është vetvetja. Tek e fundit e ka kuptuar që edhe një “telendare” mund të bëjë karrierë. Mjafton të gjejë “lagjen” që ka nevojë për të.

Ja ke qendisur plehres. te lumte pena Ilir Metaj.
Ahahahaah. Ti duhet te ishe ne parlament o shoku tu mbyllje gojen idioteve e pijaneceve si Paloka e Ristani.
O Ilir po nuk na the asgje per ata te shkretet qe ia mesyne bashkise dje, apo ti e ke mendjen tek Ristani nuk te behet vone se cfare ndodh me vlonjatet.
Nuk eshte Ristani ai qe po ia sjell ne maje te hundes vlonjateve me pislleqe e me emerimet e drejtuesve me rekorde kriminale.
Ristani eshte nje zgjatim I moralit te kryetarit te tij te zemres Sali berishes. Si I tille ngelet brenda llojshmerise se legenave qe dine vetem te lehin sa here u bertet pronari. Risatni eshte nje njeri I ulet qe shet edhe prinderit e tij per leke. E ka hallall sarkazmen e bukur te ketij shkrimi qe per Arben Ristanin sidoqofte eshte shume pak.
Cja ke bere mire atij Llumit
Oh doli servili i Shpetim Gjikes!
Arben Ristani eshte nje gjobavenes ordiner I pacipe. Eshte sekseri I gjykatesve qe u bien ne duar gjyqet e llumit te shoqerise dhe ku Ristani nderhyn per te mbyllur pazaret qe te marrin denime te uleta apo sipas pageses edhe te dalin te lire. Eshte nje pijanec skandaloz qe kur cohet per te ikur nga lokali I shpeton edhe uji I holle neper pantallona. Batakci injorant!
Ke PENE te FORTE Ilir Metaj! Urime!
nuk eshte vetem telendar, por edhe hajdut me h te madhe, harrohet koqezeja e koqeristanit q
nuk eshte vetem telendar, por edhe hajdut me h te madhe, harrohet koqezeja e koqeristanit qe vidhte votat me shumice.
baske me floket, kjo specie hoqi dhe trute