Televizionet bashkohen “kundër” Ramës dhe Bashës

DITA Online

 

Dhjetë televizionet kryesore në vend, i janë drejtuar me një letër Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe OSBE-së ku kërkojnë nga partitë politike që të marrin masa dhe të zbatojnë Kodin Zgjedhor.

Në letër, shprehet shqetësimi i vendimit të dy partive më të mëdha, ku parashikohet transmetim falas i fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 qershorit.

Përfaqësuesit e subjekteve radiotelevizive në vend i janë drejtuar me një letër autoritetit të mediave audiovize dhe OSBE-së, ku kanë shprehur shqetësimin e vendimit të partive politike për të transmetuar pa pagesë fushatën elektorale.

Në letrën që mban firmën e 10 televizioneve, kërkohet që partitë politike të marrin masa për zbatimin e kodit zgjedhor.

Ne, përfaqësuesit e mediave kryesore, unanimisht vendosëm tu njoftojmë se ligji i zbatueshëm për transmetimin e reklamave të partive politike në fushatën elektorale për zgjedhjet e përgjithshme, 25 qershor 2017, është Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, i cili prevalon mbi ligjin për partitë politike. Lutemi, njoftoni subjektet elektorale të regjistruara në zgjedhje, që të marrin masa për zbatimin e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, nenit 84, të miratuar me konsensus prej tyre.”

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *