Televizioni publik i Zvicrës: Ballkani në “kthetrat” e Erdoganit dhe Putinit

Dita

Televizioni publik i Zvicrës SFR është marrë me krizën e fundit në Kosovë, ku është përfshirë lideri autokrat turk, Recep Tayyip Erdogan.

Në edicionin qendror të lajmeve, u transmetua një reportazh për dëbimin klandestin të shtetasve turq të enjten e kaluar.

Sipas këtij televizioni, Ballkani po përfshihet në lëvizje të mëdha gjeopolitike, ndërmjet dy fuqive me ndikim, Rusisë dhe Turqisë.

Sipas analistit Georg Hasler, loja po bëhet e rrezikshme, sepse merret parasysh pafuqishmëria e Bashkimit Evropian karshi këtyre ndikimeve.

Në reportazh krahas kësaj analize, u pasqyruan edhe familjet e të dëbuarve “gylenistë” si dhe Hashim Thaçi, i cili mbrojti aksionin e shërbimit sekret turk.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *