Kur keq nxehen gjakrat,
në politikën ton’,
rrit temperaturat,
çdo televizion!
Më kot thonë për Ramën,
se i kontrollon,
nëse do gjykosh,
nga çdo emision!
Marrim “Opinionin”,
e Blendi Fevziut,
duket si zgjatim,
i mender Saliut!
Fevzua fton aty,
vetëm ekstremistë,
gjarpërinj helmues,
me gjakun e pistë!
Këta ekstremistë,
janë opozitarë,
ku një ish spiun,
zë vendin e parë!
Komentet e shumta,
s’janë nevojë për trimin,
gjashtëmbëdhjetë vjeç,
qe me Sigurimin!
Nëse s’do zbulohej,
gjithë ky talent,
dhe sot mund të qe,
ende President!
Dhe në krah të tij,
muhabetin nget,
Marku-profesori,
në universitet!
Dikur këtë Markun,
deputet e kishim,
idiotizmi i tij,
kokërr ta bën mishin!
Se ky diturak,
i pari i Katundit,
luftën ka opsion,
të parë dhe të fundit!
Edhe ish spiuni,
është kategorik,
thotë se do kemi,
luftë edhe pikë!
Ish spiuni ynë,
tani është në gjendje,
thotë gjëra që Basha,
as i ka në mëndje!
Ore cub i vockël,
i Shtëpisë Qëndrore,
Rama asnjë gjë,
s’ka antiligjore!
Basha hoqi çadrën,
fashiti rrëmujën,
hëngri dru parvjet,
sivjet nisi kujën!
Hajde ta kuptosh,
se kush e ka grahur,
të qajë dy vjet,
mbasi e kanë rrahur!
Hajde ta kuptosh,
një mëndje cinike,
që kryen papritur,
veprime drastike!
Lorenci i pakapur,
nga gjithë kjo zgjyrë,
thotë-se Luli duhet,
të kthehet në zyrë!
Fjalët e Lorencit,
veç një kuptim kanë,
të punojë me mëndje,
jo me flakadanë!
Hiç nga historia,
këta s’kanë mësuar,
dhe grushtin e shtetit,
këtu kanë provuar!
Ndaj Luli me Monën,
e kanë fare kot,
me gjuhën e dhunës,
asgjë s’zgjidhin dot!
Edhe sa për zgjedhjet,
në 30 Qershor,
Edi Rama vetë,
nuk ka gjë në dorë!
Dhe sikur papritur,
tani të heq dorë,
zgjedhjet prapë do bëhen,
në 30 Qershor!
Në një farë mënyre,
protestat janë kot,
sepse fiks tani,
asgjë s’zgjidhet dot!
Luli me ndërgjegje,
dogji çdo afat,
po dreq-politika,
s’bëhet me inat!
Sikur gjithë Vatani,
në luftë të hidhet,
dihet që me zgjedhje,
prapë çdo gjë do zgjidhet!
Unë nuk jam këtu,
këshilla të jap,
po gjithë opozita,
është në handikap!
Tani Lul komiku,
shpreson tek Sovrani,
dhe në çdo pëllëmbë,
të digjet Vatani!
Jo-mor Luli-jo,
kjo nuk bën vaki,
larot e tu s’djegin,
dot një Shqipëri!
Spiuni dhe Marku,
kot më kot ja ngop,
për kolltukun tënd,
s’do ketë mish për top!
Me zërin e çjerrë,
kot na hakërohesh,
tani lehtësisht,
mund të arrestohesh!
Sepse Shqipëria,
është e të gjithëve,
jo juaja që jini,
në shpellë të urithëve!
Ndaj në fund po them,
popull rri i qetë,
përplasje civile,
midis nesh s’do ketë!
A.DUKA

Bukur ky shkrim por ka edhe vend per nje sqarim k.regaktori i gazetes suaj kot pa dashje uje ne mullirin e lulit po qon.A ishte shkruar ai apo e jema nuk e di por te gjithe paqavuret ja vuri Rames dhe kjo me duket me i sherbyer se emes.