Telhatë e politikës

redaktor

Letër e nënshkruar,

Qirjako Dhima

E nderuara Dita! Lexova dje për Telhanë. Sa çudi, më doli përpara fiks kur po përpiqesha të gjeja një tipologji për të emërtuar disa “Telhara”, dhe më ndihmoi z.Koçiko. Konkretisht, i gjithë populli ka një merak, reformën e drejtësisë. Po ç’po shohim në media? Mjaft politikan gjejnë mënyra për t’i dalë në mbrojtje Sali Berishës, Bashës, Nishanit Nokës etj. Pa shikoni, edhe LSI po nxjerr Telhatë e vet, si z.Luan Rama, ndërsa z.Vasili kërkon kokën e Veliajt, pse s’po rregullon rrugën para shtëpisë së tij.

Unë e kuptoj kështu: Shefave të opozitës po i vjen fundi. Këta po hedhin gomonet e shpëtimit, duke kërkuar “Telhara” të rinj e të vjetër. Unë një pyetje po bëj për të gjithë: Doni Shqipërinë apo doni Salinë? Me nderime

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *