Shumë i nderuar z. Thano! Jam një lexues i rregullt i të dashurës DITA, që nga numri i parë. Nuk e di a më lejohet të bëj një propozim. Kam dëshirë të hapet një diskutim nga analistët tuaj, mbi mendimin që, konsensusi në miratimin e çdo ligji, qoftë dhe kushtetues, a e zhvlerëson votimin e popullit?
