Tëmën-o… (një këngë për dje dhe për sot)

anazapta

Letër e nënshkruar

Astrit Çerma

Kështu “shpërthen” korçari kur sheh ose kur dëgjon ose çuditë e çudive, ose lajthitjet e lajthitjeve:- Tëmën-ooo… Zgjedhjet e 23 qershorit 2013 qenë një dështim i plotë për PD-në e Vlorës. Por, siç duket vënia e ruspave për të sheshuar ndërtimet në zonën bregdetare, duket se ka sjellë për “biznesin” vlonjat, nostalgjinë e periudhës së ndërtimeve pa kriter gjatë qeverisjes së Berishës, ndaj “ka derdhur paranë” për “të ardhmen” tek… grupi polifonik i këtij rrethi. Kënga e re e këtij grupi nis me vargun Lapidar: “O SALI, O BABA, KTHEHU SE BËMË SHAKA”…

Kjo këngë për ish-udhëheqësin e madh të partisë, të shtetit dhe të popullit z.Sali, më bëri edhe mua “korçar” dhe dashje pa dashje klitha:- Tëmën-oooo… Sepse, dashje pa dashje

m’u kujtua një “poet” në Cërrik që më ishte qepur për t’ia kënduar e vlerësuar vargjet që rradhiste në “atë kohë” në një fletore “katër lekëshe me kutia “për udhëheqësin e madh të partisë e të shtetit: Edhe kur hamë çdo ditë / Unë, gruaja e dy fëmijtë / Darkë, drekë e mëngjes, / Megjithëse jemi katër vetë / Edhe për Ty o sh.Enver / Pesë pjata e lugë vëmë në tryezë…

Ç’ti thosha? – E bukur, shumë e bukur, por… E ke gabim renditjen: “Darkë, drekë, mëngjes”. Kupton?.. Perspektiva shkon për poshtë dhe jo për përpjetë… Regres jo progres… Duhet “Mëngjes, drekë, darkë”….  Fillimi, zhvillimi, finalizimi… – Drejt, drejt – pëshpëriti – Po… s’më puqet rima me rimën… Mbas ca ditësh, i ngazëllyer, më deklaroi: – E gjeta… Mëngjes, drekë, darkë / Edhe për ty o sh.Enver / Pesë pjata e lugë vëmë përqarkë…”

Nuk do ishte keq që “krijuesi” ose “krijuesit” e këngës së re për Saliun të fillonte si dikur kur i këndohej Haxhi Qamilit: “O SULLTAN, O DUM- BABARA / MOS NA DIL MË AS PËRPARA

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *