Temperatura deri në -7 gradë dhe diell, parashikimi i motit për ditën e sotme

J L

Moti për ditën e sotme do të jetë i paqëndrueshëm.

Pavarësisht se përgjatë gjithë ditës do të na shoqërojë dielli, temperaturat vijojnë të qëndrojnë të ulëta.

Sipas MeteoAlb, orët e paradites dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta por vranësira të dendura do të ketë në zonat malore duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore në ekstremin verior të vendit.

Orët vijuese mbeten në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët, por i ftohtë të jetë dominant.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C deri në 12°C.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *