Temperatura ideale për pushuesit e pikut të sezonit, por jo për zjarret

entela

Temperaturat e larta dhe forca e erës ndihmojnë zgjerimin e zonave të zjarrit. Kushtet e motit të nxehtë e të thatë nuk ndihmojnë aspak situatën me zjarret në vend; rreziku nga zjarret mbetet shumë i lartë sot dhe nesër sepse temperaturat e larta gjatë orëve të ditës luhaten nga 34 në 41°C thuajse në të gjithë Shqipërinë kjo favorizon vijimin e flakëve në vatrat e zjarrit.

Për më tepër, gjatë gjithë këtyre ditëve por edhe sot dhe në vijim zjarret favorizohen shumë nga prezenca e erës me shpejtësi të paktën mesatare e cila ndihmon zgjerimin e zonës së zjarrit; e hëna do të ketë një forcim akoma më të madh të erës perëndimore e cila orienton flakët drejt brendësisë së territorit.

Situata termike përmirësohet nga mesjava tjetër pasi temperaturat do të ulen gradualisht nga e hëna dhe në vijim ndërsa era do të mbetet problematike edhe javën tjetër.

 

e.r/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *