Temperatura nga 0 në 14 gradë, ja si do jetë kjo e dielë prilli

redaktor

 

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa në zonat malore reshje dëbore.

POR në pjesën e dytë të ditës parashikohet të ketë dobësim gradual të vranësirave duke sjellë dhe momente me kthjellime në orët e pasdites së vonë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe do të rriten lehtë në mesditë duke u luhatur nga 0°C deri në 14°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim 2 deri 3 ballë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *