Temperatura deri minus 15 gradë C, pasdite era do ta shtojë të ftohtin, tabela për motin sot në secilin nga qytetet

Ornela

 

Moti i kthjellët dhe i ftohtë do të vijojë në territorin shqiptar përgjatë gjithë 24-oreshit.

Problematike do jenë ngricat në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në zonat malore lindore.

Parashikohet që gjatë pasdites e pranishme të jetë edhe era e fortë duke bërë që i ftohti të ndjehet më shumë.

Temperaturat e ajrit do të jene te ulëta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -15°C deri në 8°C.

Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi verior – verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *