Që prej mbrëmjes së djeshme në Tiranë ka filluar një erë e pazakontë në formë stuhie duke ngritur në ajër dhe grimca rëre dhe dheut.
Temperaturat janë të larta dhe të pazakonta për muajin maj, ku ditën e sotme arrijnë deri në 34 gradë në vlerat maksimale.
Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët pa rrezikuar reshje.
Nesër pritet mot me diell me një rritje të ndjeshme të temperaturave.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09ºC në 28ºC, në zonat e ulëta nga 14ºC në 33ºC dhe në zonat bregdetare nga 17°C në 34ºC.
Era do të fryejë në drejtim Jugor ndrësa forca e valëzimit në det 4 ballë.
Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin.
Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 09ºC deri në 27ºC dhe në zonat e ulëta nga 13ºC në 31ºC.
j.l./ dita
