Java e fundit të shkurtit pritet të mbyllet me mot të kthjellët. Meteorologu Hakil Osmani, tregon se java e fundit pritet të jetë me temperatura të larta deri nën 16 gradë celsius në ultësirën perëndimore.
“Java e fundit e muajit shkurt mbetet nën ndikimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet të jenë dominante në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.
Herë pas here pritet të kemi edhe kalime vranësira të cilat nuk do të sjellin reshje në territor.
Vlerat minimale gjatë ditës së sotme janë shënuar -2 gradë celsius në zonat malore dhe minimuni në 16 gradë celsius në ultësirën perëndimore.
Në ditët në vijim pritet të kemi një rritje graduale në vlerat termike duke bërë që maksimumet të ngjiten edhe në 20 apo 21 gradë celsius, të cilat janë katër herë më të larta se vlerat normale të muajit shkurt”, bën me dije meteorologu.
h.b/dita
