Temperatura të ulëta dhe reshje shiu pasdite, parashikimi i motit për sot

J L

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku pasdite do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin.

Reshjet janë në intensitet mesatar.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 4ºC deri në 12ºC, në zonat e ulëta nga 8ºC në 19ºC dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 19ºC.

Era do të fryjë në drejtim Jugperëndimor me forcë valëzimi deri në 4 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 05ºC deri në 13ºC dhe në zonat e ulëta nga 08ºC në 15ºC.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *