Temperaturat deri në minus 3, meteorologët: Nga sot pasdite shi e borë

Ornela

Sipas Meteoalb, orët vijuese te se dieles dhe te henes fuqizojnë vranësirat duke gjeneruar shira të dobët në pjesën më të madhe të vendit.

Mbrëmja dhe orët e natës shtojnë reshjet në gjithë territorin si edhe reshje dëbore priten në zonat malore.

Në të njëjtat kushte atmosferike vendi mbetet deri mëngjesin e së hënës kur do ketë përmirësim gradual të motit duke sjellë në territor gjatë pjesës së dytë të së hënës dhe ditët në vijim, mot kryesisht të kthjellët.

Temperaturat e ajrit janë ulur lehtë mëngjesin e sotëm por një rënie me 2 – 3°C kanë pësuar vlerat termike të mesditës, rënie që vijon mëngjesin dhe mesditën e së hënës kur ekstremumet termike pritet të luhaten nga -3°C në 15°C.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *