Fundi i muajit gusht, por edhe Vera meteorologjike do të mbyllet pa reshje dhe me temperatura të larta. Kështu dita e shtunë do të dominohet nga kthjellimet dhe vranësira të pakta.
Temperaturat do të mbeten të larta duke regjistruar vlera 33 gradë në veri deri në 37 gradë në zonat e ulëta. Dita e parë e vjeshtës do të hyje me mot të qëndrueshëm.
Do të jetë fillimi i javës ku priten ndryshime në kushtet atmosferike. Gradualisht gjatë fillimit të muajit do të afrohen masa ajri të paqëndrueshme, të fresketa në zonat veri-perendimore.
Moti do të jetë me vranësira dhe rreshje të pakta, kjo situatë do të sjellë dhe një rënie të temperaturave me 5-6 gradë.
Zona malore 15-24 gradë celsius
Zona e ulët 20-31 gradë celsius
Zona bregdetare 21-30 grade celsius.
o.j/dita
