Temperaturat në ditët në vijim do të jenë edhe më të larta, duke shtuar dhe rrezikun për zjarre në pyje.
Sipas IGJEUM, ditën e nesërme temperaturat maksimale të ajrit në vendet e ulëta pritet të arrijnë deri në 34 grade.
Njoftimi i IGJEUM
ZJARRET NË PYJE
Sot pasdite (e diel, dt.12) dhe nesër (e hënë, dt.13) pritet nivel “I MODERUAR” i rrezikut në shumicën e qarqeve të vendit, përveç qarqeve Berat dhe Korçë, ku pritet niveli “I ULËT” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Përsëri, në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Shkodër (Jugperëndim), qarku Korçë (Lindje).
Rreziku do tё jetё mё i lartё gjatё ditës sё nesërme.

RESHJET
Sot pasdite (e diel, dt.12) dhe nesër (e hënë, dt.13) mundësitë për reshje janë të pakta, në përgjithësi, të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të izoluara, mund të ketë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasditeve.
TEMPERATURAT
Nesër (e hënë, dt.13) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 22 / 31 °C
në vendet e ulëta: 21 / 34 °C
në vendet malore: 15 / 30 °C
ERA
Sot pasdite (e diel, dt.12) dhe nesër (e hënë, dt.13) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e pasdites.

o.j/dita
