Temperaturat në ulje, në zonat malore nisin reshjet e dëborës

Ornela

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas MeteoAlb duke filluar nga orët e para të ditës mbetet mot i vranët me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit dhe reshje dëbore në zonat malore, ku më të konsiderueshme do jenë në zonën verilindore.

Pjesa e dytë e ditës sjellë përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike duke bërë që të ketë intervale me kthjellime. Ndërsa nata ri-kthen reshjet e shiut dhe dëborës në territor.

Temperaturat e ajrit ulen me të paktën 3 gradë në mengjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 17 °C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h kryesisht nga drejtimi Perëndimor-jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *