Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 6ºC deri në 17ºC, në zonat e ulëta nga 14ºC në 23 ºC dhe në zonat bregdetare nga 16ºC në 24ºC.
Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor me forcë valëzimi deri në 3 ballë.

o.j/dita
