Tempujt e kujtesës shqiptare

Ornela

Enver Kushi

Në vend të hyrjes

Në datat 12-13 nëntor 2003, zhvilloi punimet Konferenca I Muzeologjike Kombëtare. Konferenca në fjalë, si dhe botimi i revistës “Studime Muzeologjike”, janë ideuar nga drejtori i atëhershëm i Muzeut Historik Kombëtar, i paharruari Moikom Zeqo. Ai ka dhënë ndihmesë të madhe edhe në fushën e Muzeologjisë Shqiptare. Kam patur fatin të punoj gati 5 vite në këtë institucion, kur drejtor ishte Moikom Zeqo, një nga personalitetet e shquara të kulturës shqiptare. Në këtë periudhë mësova shumë për muzetë dhe muzeologjinë si shkencë, duke qënë pjesë e një stafi të shkëlqyer muzeologësh të përkushtuar dhe me shumë përvojë. Pak njihet kontributi i Moikom Zeqos si muzeolog. Për këtë do të bëj një shkrim më vehte, sepse lexuesi i kesaj gazete dhe opinioni i i gjerë duhet të njihen edhe me këtë dimension të Zeqos. Shumë ide të tij, të shpalosura në projektin  për Rikonstruktimin e Muzeut Historik Kombëtar, në mars të vitit 2003, për mendimin tim mbeten akoma aktuale. Mbaj mend ideimin prej tij dhe realizimin nga muzeologët e MHK, të Pavijonit të Antifashizmit Shqiptar. Unë dhe kolegët e atëhershëm nuk do të harrojmë kurrë përkushtimin dhe seriozitetin për dokumentimin e të vërtetave, për një nga periudhat më të rënndësishme të historisë së popullit shqiptar. Përurimi i këtij pavijoni, ditën e 60 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, ishte një festë e vërtetë dhe kurorëzim i një pune një vjeçare, nën drejtimin e drejtorit të MHK, Moikom Zeqo.

Shkrimi që po publikoj, është fjala që kam mbajtur në Konferencën e Parë Muzeologjike Kombëtare. Në këtë konferencë, referuan krahas fjalës kryesore të Moikom Zeqos, edhe studiues e muzeologë nga Shqipëria dhe Kosova, si Lorenc Gliozheni, Frederik Stamati, Sotirulla Hoxha, Nevila Nika, Abulla Tafa, Mehmet Gjoshaj nga Kosova, Enver Kushi, Mumin Zeqiri nga Kosova, Koço Gjipali, Mehdi Hafizi. Ministrja e atëhershme e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Znj.Arta Dade, në fjalën përshëndetëse, e vlerësoi si të mrekullueshme dhe mjaft dobiprurëse idenë dhe nismën për Konferencën Muzeologjike Kombëtare dhe pjesmarrjen në të të muzeologëve nga Shqipëria dhe Kosova dhe arbëreshët e Italisë.

Duke botuar fjalën time(të përshtatur për gazetën), i bëj një homazh punës së palodhur të mikut tim të paharruar, Moikom Zeqo, në drejtimin e Muzeut Historik Kombëtar, që për fat të keq në vitin 2005, me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, e larguan nga kjo detyrë.

 

Kujtesa të trazuara

Aty nga fillimvitet ’90, kur në Shqipëri kishin nisur të frynin erërat e kthesës historike, pata fatin të udhëtoj në viset e “Gjakut të shprishur arbëresh”. Ishte një udhëtim mbresëlënës, ndoshta nga më të shqetësuarit dhe të përmallurit që kam bërë,  atje ku shqipja flitej si prej rrënjëve të saj. Mbaj mend se vëllezërit arbëreshë, që na shoqëronin, na çuan edhe në  katundin Mongresano, ku  kishte nisur të ndërtohej një qëndër e madhe muzeore dhe kulturore. Kur unë pyeta se përse kjo qëndër muzeore po ngrihej në Mongresano, shoqëruesit tanë jo pa dhimbje, thanë:” Këtu gluha arbëreshe është bjerrë… Na duhet t’i kthejmë Mongresanos kujtesën dhe sytë…”

Katundi i largët arbëresh i pagjuhë, vuv, me një kujtesë të turbulluar dhe fjalët e vëllëzërve të një gjaku, nuk e di përse m’u kujtuan, kur pashë në prillin e vitit 1998, muzeun e Himarës, njerës prej vatrave të mëdha të shqiptarizmës. Atëhere punoja në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe me porosi të ministres, znj. Arta Dade, bashkë me dy specialistë të tjerë, u dërguam për të parë nga afër dëmet e shkaktuara në Vlorë, Himarë, Sarandë dhe Delvinë, gjatë anarkisë dhe marrëzisë shqiptare të vitit 1997…
Milosbet Giriş
Duke parë muzeun e Himarës të shkatërruar dhe grabitur tërësisht si dhe duke dëgjuar rrëfimin dramatik të Lefter Çipës, herë-herë të qartë dhe herë-herë të turbullt, si në baladat shqiptare me balozë, që vinë nga deti, m’u duk se qindra demonë i ishin sulur jo vetëm Himarës, por edhe Tropojës, edhe Burrelit, edhe.. për të grabitur kujtesën dhe shuar vështrimin e tyre. Ndoshta prandaj ngula këmbë,  kur u kthyem në Tiranë,  që në relacionin me fraza standarte dhe  burokratike, të  cilin e përgatitëm për gjendjen e muzeumeve të Jugut, të shtohej dhe kjo fjali disi letrare: “Himarës, por edhe zonave të tjera të Jugut dhe gjithë Shqipërisë, duhet t’u kthehen tempujt e kujtesës: Muzeumet”.

Dhe dy fakteve të lartpërmendur, dua t’u shtoj edhe një të tretë, ndoshta më tronditës e që ka të bëjë me grabitjen e asaj që quhet kujtesë kombëtare. Në tetorin e vitit 1999, në muzeumin e Prishtinës, më saktë në bodrumet e tij, kam parë dhjetëra kuti dhe arka të mëdha prej llamarine, ku ishin kyçur një pjesë e mirë e historisë së Kosovës. Atje, historia tragjike e Kosovës, e bërë gati për t’u transportuar në Beograd, nuk fliste, por ulërinte. Para meje ishin epilogu i parealizuar i një tragjedie mbi 100 vjeçare, e përgatitur nga taborët djallëzore të dhjetra akademikve, profesorve, shkrimtarve, murgjve, priftërinjve, rapsodve, anonimë serb, për të zhbërë Kosovën, duke i rrëmbyer asaj kujtesën. Dhe kjo do të ndodhte në pragun e mijëvjeçarit të ri, në Ballkanin tragjik, larg syrit të Evropës së qytetëruar, ndoshta natën, kur kujtesa e kyçur e Kosovës, ngarkuar në tanket dhe makinat ushtarake serbe, do të udhëtonte për t’u dergjur e harruar në katakombet e kyçura të ndonjë province të largët të Serbisë.
Milosbet

Ndodhitë e lartpërmendura, larg çdo fantazie letrare, i përkasin dhjetëvjeçarit të fundit të shekullit që lamë pas. .. Në Mongrasanon arbëreshe është ngritur dhe funksionin qendra muzeore dhe kulturore; në Shqipëri duken si kujtime të hidhura shkatërrimet, grabitjet apo marrëzitë e tjera, që sollën fenomenin “Himarë, ndërsa në Prishtinë janë ringritur institucionet kulturore dhe ato të kujtesës kombëtare.

Pak histori

Muzeologjia shqiptare që nga fillimet e saj dhe deri në ditët tona (ajo e ka kapërcyer shekullin), nuk mund të kuptohet pa kontributin e dhjetëra e qindra njerëzve të pasionuar, që nga ata më të thjeshtët e deri tek historianët, arkeologët, shkrimtarët, mësuesit etj etj. Pa kontributin dhe pasionin e tyre të jashtëzakonshëm, shqiptarëve do t’u mungonin institucionet e mirëfillta muzeore, që nga ato të fshatrave të thella, deri të bashkive apo muzetë kombëtarë.

Vendi ynë pas dhjetorit të vitit 1990, ka hyrë në rrjedhat e sistemit demokratik pluralist. Po të flasim me gjuhën e shifrave, në sistemin em uzeve, ne trashëguam një numër shumë të madh institucionesh

, që rregjimi komunist kishte ndërtuar në të gjithë vendin. Shifra prej 2165 muze, nga të cilat 364 në qytete, do të habiste çdo studiues, po të kemi parasysyh territorin dhe popullsinë e vogël të Shqipërisë. Por pavarësisht nga synimet ideologjike të partisë-shtet apo muzeomanisë, në qoftë se do të shpreheshim kështu, në atë periudhë janë ngritur disa nga insitutcionet e mëdha muzeore si Muzeu Historik Kombëtar, Muzeu “Gjergj Kastrioti” Krujë, Muzeu Etnografik (Krujë),  Muzeu i Tropojës, Burrelit, Librazhdit etj etj. Po kështu, në atë periudhë u përgatit një brez i tërë specialistësh të kualifikuar. Muzeologjia shqiptare u orientua nga ideologjia marksiste, përvoja e Lindjes dhe nga skema të gatshme.

Me këtë bagazh dhe ngarkesa politike, erdhi ajo në fillimvitet ’90, ose në atë periudhë, që është quajtur si tranzicioni i gjatë shqiptar.
Milosbet Güncel Giriş

Trashëgimia kulturore shqiptare e në mënyrë të veçantë institucionet muzeore, pësuan goditjen në të madhe gjatë viteve të anarkisë 1991 -1992, 1996-1997 apo edhe në periudha më të qeta. Jashtë politikës dhe retorikës tashmë të lodhshme deri në absurd, në trashëgiminë kulturore shqiptare nuk kanë ndodhur ca “bëma të vogla”, por po të shpreheni me një fjalë popullore, që ka ngarkesë të veçantë emocionale, kanë ndodhur “hatara të mëdha”. Janë me të vërtetë tronditëse shkatërrimi dhe grabitja e muzeut të Tropojës, njëri nga istitucionet  më të mëdha e më të plota të Veriut të Shqipërisë dhe Malësisë së Gjakovës, apo shkatërrimi i muzeut të Burrelit, mbyllja e muzeut “Migjeni” në Shkodër, degradimi i muzeut  kushtuar Hasan Tahsinit në Konispol, kthimi në magazina i shumë muzeumeve në disa qytete të tjera… Nuk janë pak, por 70 muzeume të grabitura, që do të thotë 70 sy të verbuar, 70 kujtesa të goditura deri në shuarje.

Tashmë kjo fazë sikur ka kaluar dhe kohët e fundit vihet re një preokupim më i madh nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Konferenca Kombëtare e Muzeologjisë shqiptare, organizuar në Muzeun Historik Kombëtar nëntorin e vitit të kaluar, sensibilizoi organizmat shtetërore dhe institucionet e bazës për domosdoshmërinë jo vetëm të ringritjes së institucioneve të kujtesës, por edhe rritjen  cilësore të veprimtarisë së tyre.

 

Vështrim nga e ardhmja

Togfjalëshi “Hop cilësor ose thënë ndryshe “domosdoshmëri për ndryshime konceptuale në fushën e muzeologjisë”, është dëgjuar rëndom në shumë takime, biseda, debate për problemet e sistemit muzeor në Shqipëri. Hapat e hedhura në këtë drejtim janë të ngadalta. Reforma që ka përfshirë tërë sistemin e kulturës shqiptare, duket sikur ka qëndruar disi larg apo sapo e ka prekur shkarazi veprimtarinë e muzeve. Për fat të keq, me ndonjë përjashtim të vogël (ndoshta në Korçë apo diku tjetër), reforma dhe aplikimi i metodave bashkëkohore ose është bërë formale, ose nuk është ndjerë fare në muzeumet tona. Herë-herë janë bërë ca veprime mekanike si mbyllja e dhomave apo pavjoneve të politizuara të Luftës Antifashiste, të periudhës 45 vjeçare të socializmit, magazinimi i objekteve dhe relikteve të ndryshme ose grumbullimi i muzeve në qëndra kulturore apo kalimi i tyre në varësi të pushtetit lokal.

Ç’duhet bërë? Mendoj se duhet ndryshuar koncepti për muzeumin, duke e trjatuar atë si një organizëm të gjallë, të hapur dhe në dobi të komunitetit. Organizmat e gjallë lëviznin, kanë gjak e zemër, sy, tru dhe shpirt. Muzeumi vërtetë është një godinë, ku brenda tij duket sikur është ngurtësuar historia, kujtesa e një populli të tërë apo një zonë e krahine, por muzeologu i mençur dhe me fantazi, këtë organizëm të ngurtësuar nuk e lë të zërë myk. Dhe koncepti i ri për muzeumin nis që nga ndërtimi, konceptimi i  përgjithshëm, pasurimi, hapja me publikun dhe deri në futjen e koncepteve të ekonomise së tregut në të. Për fat të keq, ende vazhdojnë në muzeologjinë shqiptare, hijet e së kaluarës dhe konceptet e vjetëruara të trashëguara nga koha që lamë pas… Në histori kriteri bazë është e vërteta. Dhe e vërteta as nuk mund të kyçet dhe as mund të zhbëhet… Muzeologjia shqiptare vazhdon ta shohë të kaluarën bardhe e zi. Dhe në këtë drejtim me të drejtë shtrohet pyetja: edhe sa vite do të mbetet e kyçur periudha e viteve 1925-1939? Po periudha e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe e socializmit, kur do të dalë në dritën e të vërtetave?

Honet dhe hapësirat boshe në histori janë të frikëshme dhe të papajtueshme me të vërtetat, që duhet të përshkojnë muzeologjinë shqiptare … Sa kohë që xhaketa e përgjakur e Margarita Tutulanit apo violina e Qemal Stafës do të mbahen të kyçura, kujtesa kombëtare e shqiptarëve me siguri do të jetë e traumatizuar…

E ardhmja e muzeologjisë shqiptare është e lidhur edhe me nivelin e drejtuesve dhe punonjësve, që  janë përkushtuar kësaj fushe. Për fat të keq në Shqipëri mungon një shkollë për përgatitjen e muzeologëve. Ka propozime që në degën e historisë, studentët e vitit të tretë e të katërt të marrin njohuri për muzeologjinë shqiptare dhe botërore. Por kemi mbetur vetëm në mendime, pa hedhur asnjë hap konkret. Gjithashtu ka ardhur koha që duhet vendosur për krijimin e një qëndre muzeologjike në shkallë vendi. Kjo qëndër,  për statusin e të cilës duhet diskutuar, do të luajë rol të rendësishëm jo vetëm për bashkërendimin e veprimtarive të muzeve në Shqipëri, por mendoj se do të merrte përsipër edhe problemet e të tashmes dhe të ardhmes së muzeologjisë shqiptare, hapjen me botën dhe futjen e koncepteve europiane në këtë fushë.

E ardhmja e muzeologjisë shqiptare është e lidhur edhe me statusin e veçantë të institucioneve muzeore dhe punonjësve të tyre. Është i dhimbshëm trajtimi financiar i specialistëve  të muzeve lokalë dhe atyre kombëtarë. Aktualisht ata përbëjnë kategorinë që shpërblehet më pak.

Rikthimi i një kronike

Në mbyllje, tre fakteve të fillimit, do t’u shtoja edhe një të katërt, të ngjashëm ose jo me ato, të largët në kohë dhe të afërt për hapësirat gjeografike shqiptare… Le ta zhvendosim kujtesën tonë historike në kohë, duke e çuar atë në një të shkuar mbi gjashtëqind e ca vjeçare dhe në viset jugore. Kronika flet për princin Gjin Bua Shpata, Janinën dhe serbin Preluboviç. Ky i fundit, shkruan kronika  mesjetare, për të thyer moralisht princin shqiptar dhe ushtrinë e tij për rimarrjen e Janinës, në vend të mesazheve kërcënuese, i dërgonte ca shporta të çuditshme të mbushura me sy shqiptarësh…

Kaq thotë kronika tronditëse, që ndoshta nuk i lidh asgjë me tre faktet e fillimit ose ndoshta i lidh metafora letrare dhe historike:sy dhe kujtesë…

Shqipëria ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme qytetërimi dhe zhvillimi… Muzeologjia shqiptare dhe punonjësit e saj janë përballë sfidave të reja. Është e domosdoshme të punojmë që në kushtet e shoqërisë së ardhshme globale, gjuhës globale, dashurisë dhe urrejtjes globale, të ecurit dhe veshjes globale, të qeshurit global (larg qoftë) si dhe vdekjes globale, e cila ka qënë globale edhe kur nuk ekzistonin teoritë e globalizimit, të mos na globalizohen sytë dhe kujtesa mijëvjeçare shqiptare apo të rrafshohen tempujt e kësaj kujtese.

 

 

 

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Vete TITULLI i ketij shkrimi i thote te TERA… i nderuari Enver Kushi,me PENEN tuaj,si titulli shkrimit:*TEMPUJT e kujteses SHQIPTARE*. me te lumte .
    85 vjecari; -nje jete-idhulli te tilla penave!
    Guri Naimit D.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *